Home / Politika / PD mbush Shkodrën me flamujt e saj, PS: Ju ka zënë paniku pa filluar fushata

PD mbush Shkodrën me flamujt e saj, PS: Ju ka zënë paniku pa filluar fushata

Partia Socialiste e Shkodrës përmes një komunikim për mediat ka kërkuar nga Partia Demokratike të ndalë mbushjen e qytetit me flamujt e vet partiakë. Sipas PS, kandidatja Keti Bazhdari i ka kërkuar kandidates së djathtë, Voltana Ademi që me anë të kompromisit të ndajnë zonat për të vendosur simbolet e tyre partiake, gjë që silos tyre është shkelur nga PD e kapur nga paniku i humbjes.

“Partia Socialiste kërkon ndaljen e mbushjes së Shkodrës me flamuj. Nga ana jone i është kërkuar Partisë Demokratike si dhe kandidatja jonë Keti Bazhdari i ka kërkuar znj. Ademi, që dje në mëngjes, kompromis për të ndarë zonat dhe për të realizuar një simbolikë më fine. Fatkeqësisht PD e futur në panik, si dhe nga tendenca. Për raprezalje që e karakterizon, filloi të mbulonte Shkodrën me flamuj. Nga ana jonë nuk mungon as stafi teknik për ta realizuar dhe as numri i flamujve. Kërkojmë që kjo çmenduri të ndalet, nga ana jone ekziston gjithë vullneti dhe nëse PD pranon të bashkëpunojë, jemi gati t’i tregojmë Shkodrës se si mund t’i heqim flamujt nga sheshet dhe t’i zëvendësojmë me një simbolike elegante siç e nisëm para se PD të çmendej dhe te mbulonte deri zonat muzeale siç jane pedonalet, me flamuj”, thuhet në reagimin e PS së Shkodrës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: