Home / Teknologji / “Solitaire” mbush 25 vjeç…

“Solitaire” mbush 25 vjeç…

Microsoft feston 25-vjetorin e lojës mjaft popullore “Solitaire”, pjesë e sistemit operativ Windows. Kolosi i Redmond, laboratori i kërkimit të Microsoft, ka organizuar dy turne, ku i pari u dedikohet punonjësve të kompanisë.

Ndërsa i dyti, do të nisë në fillim të qershorit dhe i drejtohet kujtdo që ka dëshirën të provojë veten në të pesë versionet e “Solitaire”, që nga klasikja e quajtur Klondike e FreeCell e deri tek Spider apo TriPeaks e Pyramid.

“Solitaire” u integrua në kompjuterin me sistemin operativ Windows 3.0. Objektivi i saj ishte që përdoruesit të familjarizoheshin me shfaqjen grafike dhe përdorimin e mouse-it.

Ai që krijoi këtë program, në vitin 1989, ishte stazhisti Wes Cherry, i cili siç ka deklaruar edhe vetë, nuk i fitoi kurrë frutet e punës së tij, pasi nuk kishte arritur një pagesë për të drejtat e përdorimit.

Që atëherë, loja ka qenë e pranishme në të gjitha versionet e Windows deri tek 7, duke e bërë lojën “Solitaire” lojën më të luajtur nga njerëzit në të gjithë botën. Në Windows 8, loja nuk është instaluar, por mund të shkarkohet në kompjuter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: