Home / Zgjedhjet lokale 2015 / Bojaxhi: Betonizimi i Tiranës me miratimin e të dyja palëve

Bojaxhi: Betonizimi i Tiranës me miratimin e të dyja palëve

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, Gjergji Bojaxhi, vijoi dhe sot denoncimin për çështjet e mjedisit, sidomos betonizimin e hapësirave të Parkut të Liqenit Artificial.
“Më shumë se 700 mijë metra katrorë janë gllabëruar nga Parku i Liqenit duke u kthyer në truall ndërtimi, si zona midis Korpusit dhe Gardës, vetë territori i Gardës, zona në rrëzë të digës së Liqenit, ajo e Parkut përballë Fakultetit të Ekonomisë, pjesa e kurorës së Parkut nga ana e Saukut dhe zona nën digën e Liqenit, ku tashmë ka nisur ndërtimi”, tha kandidati Bojaxhi.
Kjo hartë dhe ky vendim, vijoi ai, i miratuar në vitin 2006, tregon sesi këta politikanë, pavarësisht estradave që na bëjnë në parlament, kur vjen puna për të prishur dhe shkatërruar hapësirat tona publike bashkëpunojnë shumë mirë.
“Këtu kemi firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, të cilët të dy bashkë, kanë miratuar ndërtime në zona që janë hequr nga Parku i Liqenit dhe që dikur kanë qenë hapësira të gjelbëra, ndërsa sot janë në proces betonizimi”, u shpreh Bojaxhi.
Kandidati i pavarur për bashkinë e kryeqytetit akuzoi partitë politike dhe kandidatët e tyre, të cilët “flasin për çdo gjë, përveç betonizimit të Tiranës nga klientët e tyre”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: