Europa

Shojble: Këtë herë nuk e përjashtoj falimentimin e Greqisë

Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble deklaroi se këtë herë nuk e përjashton mundësinë që Greqia të falimentojë, transmeton BTA.

Në një intervistë për “Uolstrit xhërnal” dhe atë franceze “Eko” gazetari nga Shojble ka kërkuar ta përsërisë pohimin, të cilin e dha nga fundi i vitit 2012 se Greqia nuk do të falimentojë, në çka ministri gjerman ka deklaruar: “Duhet të mendoj me të vërtetë shumë para se ta përsëris pohimin tim në këtë moment”.

“Vendimi demokratik i popullit grek, na vendos në një situatë më ndryshe”, deklaroi Shojble, duke u përqëndruar në rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, nga të cilat lindi Qeveria, e cila sipas “Uolstrit xhërnal”, pas gjithë kësaj është e vendosur t’i kthejë mbrapa pesë vitet e konsolidimit buxhetor dhe reformat.

Sipas gazetës amerikane, Shojble nuk ka treguar gatishmëri për kompromis në kuadër të negociatave me Athinën për zhbllokimin e këstit të fundit nga ndihma për shpëtimin e Greqisë.

Pa marrëveshje, programi aktual do të përfundojë për gjashtë javë dhe falimentimi do të zgjidhja e vetme për Greqinë, thekson gazeta.

Shojble thotë se programi i tretë për dalje nga kriza për Greqinë mund të ketë vetëm nëse programi aktual, finalizohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button