Zgjedhjet lokale 2015

Vangjush Dako: “Në mbështetje të fëmijëve jetimë dhe gjithë shtresave në nevojë”

VangjoNë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka vizituar nga afër vogëlushët që jetojnë në qendrat sociale të kujdesit për fëmijët që vuajnë mungesën e prindërve, në qytetin bregdetar. Dako është zotuar për angazhim maksimal dhe projekteve konkrete që ofrojnë përkujdesje dhe vëmendje të veçantë për fëmijët jetimë dhe të gjithë shtresave sociale në nevojë.
 “Ne do të përkujdesemi për fëmijët jetimë dhe shtresat në nevojë, duke zgjeruar shërbimin për këtë kategori shoqërore. Falë vëmendjes sonë për këtë kategori dhe falë investimeve të kryera, sot kjo qendër ka një infrastrukturë të përmirësuar”, ka pohuar Kryebashkiaku Dako, gjatë vizitës  së zhvilluar në Shtëpinë e Foshnjes në Shkozet.
 Kreu i qytetit bregdetar ka vizitur edhe Qendrën e Zhvillimit Rezidencial për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku aktualisht trajtohen 43 fëmijë, një pjesë prej të cilëve janë jetimë. Aktualisht, në juridiksionin e Bashkisë së Durrësit, funksionojnë 3 qendra sociale të kujdesit për fëmijët jetimë, 2 prej të cilave, rezidenciale dhe 1, ditore, në të cilat jetojnë rreth 40 vogëlushë që vuajnë mungesën e prindërve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button