Home / Europa / Mogherini: Ta marrim seriozisht kërcënimin e EIIL-it

Mogherini: Ta marrim seriozisht kërcënimin e EIIL-it

zzz91Kërcënimi nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (EIIL) kundrejt Romës duhet të merret shumë seriozisht, deklaroi sot ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini në radion ”Capital”. Lideri i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, Abu Bakr al Baghdadi ditën e mërkurë deklaroi se ka për qëllim të heqë ndikimin e Romës si qendër e Krishtërimit. ”Kalifi i vetëshpallur i Shtetit Islamik, i krijuar në Sirinë Lindore dhe Irakun Perëndimor dhe prijësi i besimtarëve u bën thirrje myslimanëve për të marrë Romën dhe gjithë botën”, deklaroi Mogherini. Ajo paralajmëroi se kërcënimi nuk mund të injorohej sido që të ishte, simbolik apo i vërtetë, sidomos pas veprimeve kundër të krishterëve nëpër botë, gjë që pasqyrohet sidomos në veprimet vrastare të grupit islamik ”Boko Haram” në Nigeri./

Leave a Reply

%d bloggers like this: