Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedonia kthen trupat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë

Maqedonia kthen trupat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë

Këtë të enjte, autoritetet e Maqedonisë pritet t’u dorëzojnë autoriteteve të Kosovës trupat e pajetë të kosovarëve, të vrarë gjatë ngjarjeve në Kumanovë.

Top Channel ka mësuar se Ministria e Jashtme e Kosovës është duke koordinuar ekipin kosovar që përbëhet nga policë, hetues dhe mjekë, të cilët do të shkojnë në Shkup gjatë ditës për të marrë dhe sjellë në Prishtinë trupat e pajetë të kosovarëve të vrarë.

Mësohet se menjëherë pas sjelljes në Prishtinë do të vendoset nëse mjekësia ligjore kosovare do të bëjë ndonjë autopsi shtesë, konfirmim të identifikimit dhe pastaj dorëzim të kufomave tek familjarët e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: