Home / Kronika / Vrau vajzën shtatzënë, prokuroria: 30 vjet burg për Doksan Dushkun

Vrau vajzën shtatzënë, prokuroria: 30 vjet burg për Doksan Dushkun

30 vjet burg kërkon prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun. Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Më 28 maj të vitit të kaluar, në fshatin Sllatinë të Dibrës, Dushku vrau me armë zjarri vajzën e tij, Fatmira.

Kjo e fundit ishte shtatzënë dhe e pamartuar, gjë që nuk pranohej nga familja e saj. I ati pranoi krimin dhe përfitoi gjykim të shhkurtuar, duke përfituar ule me 1/3 e dënimit.

Ndërkaq, prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e tij, Lulzim Dushku. Ai akuzohet për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës. Edhe këtij të fundit, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.