Home / Rajoni / Maqedonia / Lunacek: Të hetohet nëse Gruevski me Moskën kanë inskenuar ngjarjen në Kumanovë

Lunacek: Të hetohet nëse Gruevski me Moskën kanë inskenuar ngjarjen në Kumanovë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë, ndërsa deputetja austriake Ulrike Lunacek ka qenë e prerë në kërkesën për hetimin e rolit të kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski dhe të Moskës në këto ngjarje.
“Duhet të bëhet një hetim i pavarur për atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahjen e Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura”, ka thënë Lunacek, e cila është shprehur e tronditur me vrasjet në Kumanovë.

Gjatë seancës së djeshme plenare eurodeputetët kanë ftuar Parlamentin Evropian që të mbështetë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, por kërkuan edhe respektim të të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj.

Debati filloi me leximin e deklaratës së përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në të cilën shprehet pikëllim i thellë për konfliktin dhe viktimat në Kumanovë, që nuk duhet parë si konflikt etnik, por si vepër e grupeve kriminale.

Përfaqësuesi i grupimit më të madh, atij PPE, Eduard Kukan ka thënë se “është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për aferat që po tronditin liderët politikë maqedonas”

Sipas deputetit slloven, Ivo Vajgl, beteja etnike në Kumanovë dhe problemet kufitare janë tipike për këtë pjesë të Ballkanit, ku kemi të bëjmë me shovinizmin islamik. “Maqedonia është nën ndikim të madh të Rusisë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: