Home / Teknologji / LG, televizioni i të ardhmes do të jetë thjesht një poster në mur

LG, televizioni i të ardhmes do të jetë thjesht një poster në mur

Televizioni i të ardhmes do të jetë i sheshtë, si një letër, dhe do të ngjitet në mur si një poster, falë një magneti.

Ky është vizioni i LG Display, pjesë e kompanisë koreano-jugore e dedikuar për panelet Oled. Në një event në Seul, sipas agjencisë Yonhap, ka bërë të ditur konceptin për televizionin e gjeneratës së fundit. Një ‘ekran’ i sheshtë një milimetër, 55 polësh.

LG Display ka publikuar një panel Oled të gjeneratës së fundit, një formë e tv-poster që vendoset në mur si një letër falë një magneti, pak a shumë si tipi i atyre që përdoren në frigoriferë.

Shoqëria ka theksuar se bëhet fjalë për një prototip të ekranëve të gjeneratës së re, me të cilën po punon dhe nuk ka specifikuar se kur do të prodhohet kjo teknologji për tregun.

Po pesha? Pesha e tij do të jetë vetëm 1.9 kg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: