ParlamentarePolitika

Topalli: Po blini vota në Shkodër. Meta: E pacipë, përgjigjen e merr më 21 qershor

Kreu i kuvendit, Ilir Meta dhe ish-kryetarja Jozefina Topalli kanë debatuar ashpër gjatë seancës së sotme plenare duke përfunduar në fyerje personale në drejtim të njëri-tjetrit.  Shkak është bërë një akuzë e përsëritur e Topallit në drejtim të kryeparlamentarit se po blejnë vota me lekë, ushqime e kërcënime për largim nga punë në qytetin e Shkodrës. Menjëherë pas kësaj akuze ka reaguar kreu i kuvendit, që e ka cilësuar Topallin si të pacipë duke i kujtuar se Shkodra e njeh mirë dhe përgjigjen do t’ia japë më 21 qershor.

“Është e drejta jote të jesh e pacipë. Shkodra të njeh mirë ty dhe mua, dhe përgjigjen do ta marrësh më 21 qershor. Nëse ti dhe partia jote keni prova për këtë gjë, çojini në prokurori. Por një gjë dije mirë, shkodranët nuk blihen as me pantallona as me fustane”, tha Meta.

Në momentin që Meta fliste, Topalli ka ndërhyrë nga vendi duke i thënë: “Ti je mafia, po kërcënon”.

“Mafie e ke në aleancë. Krah teje ke sot atë që dje të thoshte moldave”, i është përgjigjur Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button