Politika

Shpëtim Idrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, Dule jep dorëheqjen

shpetim-idrizi-o1Shpëtim Idrizi, deputet dhe kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që përfaqëson komunitetin çam, u zgjodh të enjten nënkryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Me 73 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi një propozim të grupit parlamentar të PDIU-së për zgjedhjen e z. Idrizi në postin e nënkryetarit të tretë të parlamentit. Sipas rregullores, dy nënkryetarë të Kuvendit i takojnë maxhorances parlamentare, ndërsa i treti opozitës parlamentare. Por pas këtij votimi, Vangjel Dule i cili mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit dha dorëheqjen.

Kryetar i PBDNj-së, përfaqësuese e interesave te minoritetit grek në Shqipëri, Dule mbanet këtë post që prej vitit 2013. Ndërsa opozita përfaqësohet me deputetin Edmond Spaho. Gjithashtu, seanca rrëzoi me 74 vota kunder, 1 vote pro dhe 1 abstenim dekretin e presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për shërbimin e Jashtëm”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button