Kronika

MM hedh poshtë deklaratën e PD-së për pushime në administratë

Kodheli-525x350Ministria e Mbrojtjes ka reaguar të premten në një deklaratës për mediat, duke hedhur poshtë deklaratat e opozitës, sipas të cilave, nëpunës civild po largohen nga administrata.

Ministria e Mbrojtjes shpjegon se “Pas miratimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura nga presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes ka nisur procedurat ligjore në bazë dhe në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës.Saktësojmë se të gjitha veprimet do të  kryhen konform urdhërit të dalë nga ministri i Mbrojtjes, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqiperisë Nr 8892, dt 17.06.2014 “Për miratimin e strukturës organizative të FA-së” dhe dekretit të Presidentit të Republikës së Shqiperisë Nr 8593, dt 17.06.2014 “Për miratimin e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë”.

Më heret, deputeti i PD-së, Bylykbashi, u shpreh se  “Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Janë 70 nëpunës civilë, që janë thirrur sot në Ministrinë e Mrojtjes, ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje.Fushata e re e spastrimit në administratë eshte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve”. Menjëher, reagon Ministria e Mbrojtjes duke hedhë poshtë si të pabaza deklaratat e Partisë Demokratike dhe deputetit të saj, Oerd Bylykbashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button