Home / Europa / Greqia mund të arrijë marrëveshje me kreditorët deri në fund të këtij muaji

Greqia mund të arrijë marrëveshje me kreditorët deri në fund të këtij muaji

Në bazë të përparimit që është arritur deri tani në negociatat midis autoriteteve greke dhe kreditorëve (Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar) të dyja palët mund të jenë gati për marrëveshje deri në fund të muajit, kumtoi një burim qeveritar grek në Riga.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, duke folur disa orë para takimit të planifikuar trepalësh midis kryeministrit Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Frasoa Oland, i cili u mbajt mbrëmë vonë pas darkës punuese të Samitit të Partneritetit lindor në BE, burimi ka thënë se takimi është joformal dhe se nga ai nuk priten konkludime ose ndonjë marrëveshje.

Duke i komentuar bisedimet e Grupit të Brukselit të cilët janë në vijim, përfaqësuesi qeveritar ka thënë se kreditorët e Greqisë kërkojnë dy shkallë të TVSH-së – nivel të lartë prej 23 për qind dhe shkallë të ulët prej 11 për qind. Pala greke, megjithatë, propozon shkallë të larta të TVSH-së prej 22 për qind, shkallë të mesme prej 14 për qind dhe shkallë të ulët prej 7 për qind.

Në lidhje me informacionet në mediat gjermane se programi grek për ndihmë financiare mund të vazhdojë deri në vjeshtë, burimi nga Kabineti i Ciprasit është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është diskutuar dhe se këtë askush nuk ia ka propozuar Qeverisë.

Në të njëjtën kohë “Katimerini” shkruan se “edhe krahas dinamikës së vogël në bisedimet, përfaqësues zyrtar evropiane ishin mjaftë të padisponuar”.

“Ende jemi larg nga marrëveshja”, deklaroi përfaqësuesi i kreditorëve për “Katimerini” i cili ka shtuar se midis tre institucioneve nuk ka optimizëm të tillë që rrjedh nga paralajmërimet e Athinës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: