Home / Politika / Mbahet në Tiranë Konferencera Rajonale e SEECP, Daçiç: Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon

Mbahet në Tiranë Konferencera Rajonale e SEECP, Daçiç: Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon

dacicNë Tiranë nisi sot punimet Konferenca Rajonale e ministrave të Europës Juglindore, e cila mbledh krerët e diplomacive të Ballkanit Perëndimor. Konferencën e nisi Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka theksuar rëndësinë e këtij takimi për një fqinjësi të mirë mes vendeve të rajonit. Bushati ka kërkuar më tepër bashkëpunim mes vendeve kyç të rajonit duke përfshirë edhe organizatat civile për një rajon më të zhvilluar ekonomikisht dhe politikisht.

Daçiç: Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në fjalën e tij në këtë aktivitet theksoi se, Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon si dhe po bën përpjeke për fqinjësi të mirë.  “Sa i përket perspektivave dhe rrugën tonë drejt BE, jam dakord me ju që janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon, është duke bërë përpjekjet e saj për fqinjësi të mirë, përfshirë këtu edhe dialogun me Prishtinën. Kjo është parë me atë që kemi bërë në rrugën e BE-së”, tha ai. Duke u ndalur tek çështjet e brendshme të Serbisë, Daçiç veçoi disa reforma të ndërmarra në kuadër të përshpejtimit të rrugës drejt BE-së. “Kemi ecur përpara në shumë fusha siç është ajo në luftën ndaj krimit, kemi pasur investime të shumta, kemi implementuar ligje të shumta që kanë të bëjnë me reformën në siguri, reformën për taksat. Po bëjmë përpjekje për reformën në administratë publike”.Sipas ministrit të jashtëm serb, Daçiç, me rëndësi është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

13 vende pjesëmarrëse të SEECP mblidhen në Tiranë, në fokus situata në rajon

Në këtë aktivitet marrin pjesë delegacionet nga: Sarajeva, Sofja, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kishinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja. Në takimin e Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit për një fqinjësi të mirë. Pas  Samitit dyditor,  Tirana do ti dorëzojë kryesimin Bullgarisë. Ndërkaq përfaqësuesit e Serbisë dhe Greqisë pritet të mbajnë në Tiranë edhe takime dy-palëshe. Ndërsa pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë, do të mbahen mbledhjet teknike të tre Komisioneve Parlamentare të SEEEP-së, të Komisionit të Përhershëm dhe të Grupit të Punës. Në mbledhje do të diskutohen nga tre komisionet e asamblesë rezoluta e raporte që kanë në fokus sigurinë, mbrojtjen e kufijve, luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e fëmijëve si dhe projektet e përbashkëta rajonale në fushën e energjisë dhe infrastukturës. Gjithashtu në takimet e kësaj date komisionet do të bëjnë zgjedhjet e tyre për të vendosur kryesinë e secilit komision.

Leave a Reply

%d bloggers like this: