Home / Ekonomia / Ministrat Panariti dhe Haxhinasto, takim me fermerët që u dëmtuan nga breshëri në Sulovë

Ministrat Panariti dhe Haxhinasto, takim me fermerët që u dëmtuan nga breshëri në Sulovë

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i shoqëruar nga ministri  Transporteve, njëkohësisht edhe deputeti i zonës, Edmond Haxhinasto, kanë inspektuar zonat qe u demtuan nga reshjet dhe breshëri i rënë së fundi në fshatrat e komunës së Mollasit në rrethin e Elbasanit.

Të dy ministrat kanë parë  nga afër situatën e dëmëve dhe e kanë vlerësuar si kritike ate. Më pas ministrat kanë bashkëbiseduar me fermerët e fshatit Selitë dhe Klos, ku dhe dëmet ishin më të mëdha, duke e vlerësuar gjëndjen e rëndë të serave dhe të prodhimeve bujqësore. Fermerët i kërkuan ndihmë ministrit të Bujqësisë për plotësimin me plastmas të serave të dëmtuara, si dhe kompesim të dëmeve të prodhimeve bujqësore, sidomos ne plantacionet me pjeshka, ku jane demtuar 700 kuintal.

Ministri i Bujqësisë, Panariti, u shpreh se “ministria ka dërguar dy grupe pune për menaxhimin e situatës për një zgjidhje të menjëhershme, vlerësim maksimal të shkallës së demit”, ndërsa premtoi financim deri në masën 70% të rindërtimit të serave dhe sigurim të produkteve bujqësore. Ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha se “fermerët e dëmtuar  do të kenë  mbështetjen  maksimale nga ana e qeverisë, për një zgjidhje të mënjëhershme dhe të qëndrueshme të sigurimit të produkteve bujqësore”. Ai shtoi se “duhet t’i japim zgjidhje të menjëherëshme dhe të qëndrueshme sigurimit të produkteve bujqësore, vaditjes, naftës, si dhe çmimit të lartë të plehrave kimike”.

Breshëri i rënë disa ditë më parë (një kokërr breshër peshonte 350 gram), shkaktoi dëme të mëdha në pemtari dhe vreshtari, kryesisht në zonën e Sulovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: