Home / Ekonomia / Revista amerikane Sophisticate mbi Butrintin dhe historinë e tij

Revista amerikane Sophisticate mbi Butrintin dhe historinë e tij

Për shekuj me radhë, Butrinti ka qënë një qënder kulturore e rëndësishem që nga koha e grekëve dhe romakeve të lashtë, por edhe për bizantinët e venedikasit. Ne do t’i njohim keto shtresa të historisë së Butrintit prej  Auron Tares, një studiues i historisë dhe  mbrojtës i trashegimisë kulturore”,  nis shkrimin e saj revista amerikane Sophisticate mbi Butrintin dhe historine e tij.

Pyetje:  Parku Kombëtar i Butrintit përmban struktura arekologjike që datojnë nga Epoka e Bronzit, e deri në  periudhën Helenistike, Romake, bizantine dhe Venedikase. Por, ky vend ka qënë i braktisur për shekuj me radhë. A mundesh të na e shpjegosh pak historinë e Butrintit?

Përgjigja: Butrinti filloi të gërmohej   në vitet 1920 nga një ekip Italian i udhëhequr nga Luigi Maria Ugolini, i cili  ishte dërguar në Shqipëri  për të  themeluar nje mision arkeologjik.  Vite të shkuara ne kemi bërë disa kërkime në arkivat e ekspeditës italiane në Romë  dhe nga doreshkrimet ende të pabotuara  kuptuam që ai është dërguar në Butrint me kërkesën personale të Mussolinit, i cili në krye të Italisë  e shikonte veten si një Caesar të  ri. Il Duce  po dërgonte misione arkeologjike përreth Mesdheut për të gjetur vendbanime Romake  me qëllim për të justifikuar zgjërimin e tij në Mesdhe.  Musolini ishte një admirues i antikitetit dhe sigurisht që  kishte lexuar Virgjilin, poetin e famshëm Roman, i cili në epopenë e tij Eneida- I këndon udhetimit  të  Princit Enea  që pas rrezimit të Trojës kishte udhëtuar shumë dhe kishte mberritur në Butrint, një qytet i ndërtuar nga Trojanët e shpërngulur me në krye Princin Helenius dhe të venë e Hektorit,revista1Andromaken e bukur. Enea pasi mbërrin në Butrint dhe takon popullin e tij  shkon te orakulli  për të pyetur mbi të ardhmen e tij dhe të njerëzve që udhehiqte në atë udhëtim të rrezikshëm. Orakulli i famshëm i thotë Eneas se ai Trajoni me gjak princëror do të ishte themeluesi i Qytetit të perjetshëm. Kjo rrëfenjë që mbart  themelet e historisë së Romës sipas Virgjilit, vazhdon rrëfimin e tij Tare, fillon në Butrint. Musolini i inspiruar nga Virgjili kërkon jo vetëm të zbulojë Butrintin antik, por historinë e Virgjilit ta përdorë si një gur të rëndësishëm në propagandën fashiste duke i kujtuar shqiptarëve se të dy popujt kishin një origjinë të përbashkët,  Trojanët mitik.

Ne mendojme se ishte kjo arsyeja ideologjike pas ekspeditës së Butrintit të drejtuar nga Dr. Ugolini. Deri në vitin 1939,  ishin italianet ata që zbuluan monumentet më të rendësishme në Butrint si, Teatrin Antik, Baptisteri, Bazilika kryesore e Qytetit apo banjat publike. Gjate Luftes italo-greke qyteti u braktis  dhe mbi monumentet antike mbiu bari përseri. Kjo gjëndje vazhdoi deri në fillimin e viteve 50 kur në Butrint filloi punë arkeologu Budina, i cili sapo ishte diplomuar në ish-Bashkimin Sovjetik.  Në vitin 1959,  gjatë vizitës së famshme të Khrushovit  në Shqipëri diku në muret e Kalasë antike, në prani të Marreshallit Zhukov, Krushovi i propozi Enver Hoxhes ndërtimin e një baze sovjetike nëndetësesh në Liqenin e Butrintit.

ani present in ancient theater-1Në vitin 1994 dy bankierë te famshem britanike, Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury,  duke u inspiruar nga rrënojat antike të Butrintit krijojnë  një fondacion për të ndihmuar dhe ruajtur historinë e tij.  Në ato vite Butrinti ishte i kërcënuar seriozisht jo vetëm nga mungesa e vemendjes dhe fondeve shtetërore, por edhe nga levizja e pa kontrolluar e njerëzve të cilët kishin filluar të ndertonin shumë afër tij. Rastësisht ashtu siç ndodhin shpesh gjërat interesante, unë u përfshiva me Lordin Rothschild në përpjekjet e tij për të mbrojtur Butrintin.   Në vitin 1997 në Shqiperi ndodhën trazira civile të cilat pasuan më tej me luften në Kosovë. Të gjitha këto në një farë mënyre i mbajtën larg të gjithe ata që kërkonin të ndertonin fshatra turistikë pranë Butrintit.  Në 1999, mua më caktuan ta drejtoja Butrintin dhe e bëra këtë deri në vitin e 2005. Gjatë kësaj periudhe në krijuam atë që sot njihet si  Parku Kombëtar i Butrintit, që ishte 29 kilometra katrorë. Këtë hapësirë të madhe mundëm ta fusim në listën e pasurive botërore të Unesco-s  një ngjarje e madhe kjo për Shqiperinë”.

Pyetje: Juve kini patur nje karrierë tepër të larmishmë duke u marre me ekspedita, drejtor parku kombëtar, gazetar  apo edhe një anëtar i parlamentit. A mendoni se te gjitha keto ju japin një vizion ndryshe në menaxhimin e trashegimisë  kulturore?

Përgjigje:  Siç ju thashë më sipër, unë u përfshiva  me Butrintin rastësisht kur u takova me Lordin Rothschild ne butrinti1vitin 1994.  Fillimisht isha trajnuar në Mbretërine e Bashkuar në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, por jam përfshirë edhe  në ngjarjet  e 1997 dhe të Kosovës si një gazetar. Me Butrintin, misioni im ishte për të ndihmuar që ai vend të mos shkatërrohej tërësishtë.

Pyetje: Me përpara ne karrierën tënde, ju kini qënë përgjegjës për të kthyer disa objekte historike ne Shqipëri, të tilla si bustin e Perandoreshës Livia. Mundesh të na shpjegosh si u arrit kjo?

Përgjigje: Une kam jetuar ne Butrint që në vitin 1994, edhe kur rri kaq shumë kohë ne një vend,  bëhesh pjesë e  vëndit. Më shqetësonte fakti që disa statuja  që kishte zbuluar Ugolini ishin vjedhur nga Butrinti. Rastësisht, unë zbulova një letër  që kishte fjetur prej kohesh në Ministrinë e dikurshme të Kulturës që i drejtohej  shtetit shqiptar për të verifikuar pikërisht këtë bust, nëse ishte apo jo pronë e Shqipërisë. M’u deshën  disa muaj për të rënë në gjurmë të njeriut  që e kishte Livian. Ai tani ka vdekur, por Robert Heck,  ishte në atë kohë një figurë shumë e rëndësishme në tregëtinë ndërkombëtare të antikuareve.

Etakova në Paris dhe I thashë  që unë isha Drejtorit  i Butrintit dhe doja që Busti i Livias  të kthehej në Shqipëri. Heck  vendosi të ma japë Livian. Ndoshta ai   nuk donte nje ceshtje gjygjesore, pasi kishte disa në atë kohë. Ndoshta mendoi se Livia duhej te ktheje ne shtepi.

butrintiPas Livias, ne morëm informacion që ishin edhe tre buste nga Butrinti në Greqi. Shteti grek tha që kishin dëshirë t’i kthenin, por argumentuan se ne nuk kishim mënyrë për t’i ruajtur. Nuk kishim një Muze.  Prandaj, kthimi i këtyre busteve ishte një nxitje për të krijuar Muzeumin  në Burtrint dhe shteti srek i ktheu të tre bustet në Butrint.

Pyetje: Ju keni drejtuar një kompani  të vogël turistike të quajtur ‘Auron Expeditions’?

Përgjigje:  Ne vitin 1994, unë fillova të inkurajoj njerëzit për të ardhur dhe për të zbuluar Shqiperinë një gjë jo e lehtë për kohën. Filluam të ofrojme udhëtime  te specializuara për njerëzit që vërtet kishin dëshirë të zbulonin Shqipërine.

Pyetje: Parku Kombëtar i Butrintit ishte shpallur nje vënd i trashëgemisë botërore nga UNESCO, edhe u hoq nga lista e UNESCO-s të vendeve të rrezikuara në 2005 për shkak të menaxhimit  ekselent të parkut.Si ndodhi kjo?

Përgjigje: Butrinti ishte listuar në vitet 1997/1998 si një nga 100 vëndet më të rrezikuar në botë, kjo do të thoshte se shteti shqiptar nuk kishte mundësi për të ruajtur  vendin. Në vitin 2005, ky status u hoq nga UNESCO sepse ekipi shqiptar që  menaxhoi Parkun  kishte patur sukses. Kjo ishte arsyeja. Ne krijuam modelin e turizmit të qëndrueshëm. Ne hodhëm idenë e turizmit kulturor dhe iniciuam festivalin e teatrit anik në Butrint.

Pyetje: Vendi ishte shpallur edhe si nje “Ramsar”, zonë ligatinore e mbrojtur në 2003. Çfarë janë tërheqjet kryesoreOLYMPUS DIGITAL CAMERA të këti vëndi?

Përgjigje: Butrinti është i bukur. Peizazhi është rrethuar nga një  liqen i  madh, edhe dy liqene të vegjël dhe në perëndim eshte kanali i Korfuzit. Edward Lear, artisti britanik, pikturoi disa nga peisazhet më bukur aty në shekullin të 18-të. Kur e krijuam parkun kombëtar, diskutuam që kishim dëshire të ruanim piesazhin homerik, kjo do të thotë, ta ruanim ashtu siç do ishte dukur në periudhën homerike. Ne pyetëm Ramsar për të konsideruar Butrintin, sepse liqeni është një nga ndalesat më të rëndësishme për zogjtë që migrojnë nga veriu në jug. Butrinti  ka nje numur  të madh zogjësh në dimer,  si edhe  lloje të rralla speciesh , si Rana epirotica, një bretkocë  që jeton vetëm në Butrint. Apo zoq të ralle, si patat gushë  kuqe  apo shqiponjën bishtë bardhë të detit.  prandaj mendoj që Ramsar e përfshiu Butrintin në listën e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: