Home / Politika / Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më 27 maj, vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më 27 maj, vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë të mërkurën, 27 maj një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi është konfirmuar Drejtori për Komunikimin pranë Kryeministrit, Endri Fuga. Fuga tha se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Tiranë .

Sipas Fugës, Vuçiç do të mbërrijë rreth mesditës në Tiranë, ndërsa do të pritet sipas protokollit. Më pas Vuçiç do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes.

Të dy kryeministrat, Rama dhe Vuçiç do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, e më pas do të ketë një takim mes delegacioneve të dy vendeve. Në protokoll parashikohet që pas takimit të dy delegacioneve, dy kryeministrat do të mbajnë një konference për shtyp. Parashikohet që edhe dreka të zhvillohet po në Pallatin e Brigadave.

Sipas, drejtorit për Komunikimin pranë Kryeministrit, Endri Fuga, protokolli serb pritet të konfirmojë edhe takimet që mund të zhvillojë kryeministri serb me institucionet e tjera të larta në vendin tonë, si Presidenti, Kryetari i Kuvendit, apo Kryetari i Bashkisë.

Ndërsa kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç do t’i bashkohet në ditën e tij të dytë të qëndrimit në Tiranë sesionit të parë të Forumit Ekonomik të Vjenës që zhvillon punimet në Tiranë në datën 28 maj.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës planifikohet të marrin pjesë kryeministrat e disa vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, e Serbisë, Ndërsa pritet të konfirmojnë pjesëmarrjen edhe kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: