Home / Politika / Rama nesër në Prishtinë për shtatoren e Ismail Qemalit

Rama nesër në Prishtinë për shtatoren e Ismail Qemalit

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë nesër Kosovën. Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se “Rama do të jetë i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin kosovar”.

Ceremonia e zbulimit të shtatores së njeriut që ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare, do të mbahet në orën 13:00.

Leave a Reply

%d bloggers like this: