Home / Politika / Basha në Pogradec: Alternativa e opozitës, ulja e taksave, çmimeve dhe subvencionet

Basha në Pogradec: Alternativa e opozitës, ulja e taksave, çmimeve dhe subvencionet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku është takuar me banorët e zonës. Basha bëri të ditur alternativën e opozitës, për ulje taksash, ulje çmimesh, për subvencione etj.

Ai bëri publike një letër të 30 peshkatarëve, të cilët shprehen se u është rritur licenca me 42 herë. Ata janë shprehur se kjo është e papërballueshme, që të sigurojnë bukën e fëmijës së tyre.

“As nuk u bëhet vonë fare se si do të shkojnë në shtëpi në darkë me sytë përdhe para fëmijëve të tyre që nuk kanë t’u blejnë as bukën e gojës, nuk u bëhet vonë. Kemi një alternativë, alternativën e uljes së çdo takse bashkiake dhe alternativën e madhe, platformën time për uljen e taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25%, faljen e çdo kamatëvonese për energjinë dhe për ujin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, subvencione për fermerët, subvencione për peshkatarët”, tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se ka Rama-Meta nuk kanë asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për situatën. Sot rendin nëpër Shqipëri vetëm duke sharë opozitën dhe kërcënuar qytetarët.

“I mungojnë shumë gjëra Edi Ramës në këtë fushatë, i mungon oferta, i mungon vizioni, i mungojnë zgjidhjet për ju, por mbi të gjitha i mungon një popull budalla, një popull që ti hajë broçkullat, prandaj është i dëshpëruar, prandaj ka filluar të kërcënojë qytetarët. Nuk e ndal dot vullnetin e qytetarëve Edi Rama, as me gënjeshtra, as me kërcënime. Ja, këtu kemi qënë, e kam pasur bashkinë, e kam pasur dhe qeverinë për dy vite. Sa vende pune kanë krijuar, sa i kanë ulur taksat, i kanë rritur, e kanë rritur çmimin e energjisë, e kanë rritur çmimin e naftës”

Z. Basha solli në vëmendje edhe rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit në katër muajt e parë të vitit. 100 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit ndërsa 1.5 milion dollarë jane vjedhur nga fondi i rimbursimit të ilaçeve në 5 muajt e fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: