Home / Te ndryshme / Feste ne kryeministri per 50 vjetorin e Edi Rames

Feste ne kryeministri per 50 vjetorin e Edi Rames

ditelindja_ramaSipas burimeve në kryeministri, stafi i ngushtë i Edi Ramës ka organizuar një festë të palajmëruar për shefin e qeverisë. Mesa duket në këtë organizim është përfshirë edhe ambasada amerikane pasi ditëlindja e kryeministrit përkon me festën e pavarësisë së SHBA.

Kështu që në të vetmen foto të lëshuar për publikim nga kryeministria, bie në sy jo vetëm prania e ambasadorit Arvizu po edhe torta e sjellë prej tij si shprehje e miqësisë së ngushte mes dy vendeve në këtë ditë të shënuar për kryeministrin shqiptar.

Në festë kanë marrë pjesë përveç stafit të ngushtë të Ramës edhe ministrat, deputetët e koalicionit, si dhe drejtuesit e bashkive të majta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: