Home / Zgjedhjet lokale 2015 / Veliaj: Kryetari bashkisë ka qenë turist, Tirana ka nevojë për shërbim 24 orë

Veliaj: Kryetari bashkisë ka qenë turist, Tirana ka nevojë për shërbim 24 orë

Kandidati i ASHE për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj i shoqëruar nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka qenë i pranishëm në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në njësitë 4, 8 dhe 9 në Tiranë duke zhvilluar edhe një dëgjesë me banorë të këtyre njësive. Veliaj ka akuzuar kreun aktual të bashkisë, Lulzim Basha se nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve, por ka ardhur e ka ikur si turist nga Holanda. Keqmenaxhimin sipas Veliajt, e tregon fakti se njësitë bashkiake të drejtuara nga PD janë më problematike. Ai ka sjellë si shembull faktin që kreu i njësisë numër 8, Arben Tafaj, i pakënaqur nga puna e Bashës kandion si i pavarur për kreun e bashkisë në zgjedhjet e qershorit

Sipas Veliajt, Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie që të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

“Nëse qyteti vuan 24 orë, atëherë duhet të ketë shërbim 24 orë. Bashkia duhet të punojë me 3 turne, por sot s’punohet me as edhe një turn. Sot kryetar i Bashkisë së Tiranës është kryetari i PD, që rend pas partisë”, ka thënë Veliaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: