Home / Rajoni / Maqedonia / Informacionet e para për prishjen e aeroplanit qeveritar në Maqedoni

Informacionet e para për prishjen e aeroplanit qeveritar në Maqedoni

Sipas informatave të marra nga personat profesionalë të autoriteteve të aviacionit të Maqedonisë, që bëjnë vërtetim të fakteve në lidhje me problemin i cili u paraqit gjatë fluturimit të aeroplanit qeveritar nga Strasburgu deri në Shkup, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë (SHPPP) e lajmëron opinionin për informatat e para në lidhje me këtë rast.

Në fazë të ngjitjes së aeroplanit në lartësi nga Strasburgu për në Shkup, ekuipazhi i aeroplanit Lirxhet 60, ka vërejtur problem të sistemit të presionit të ajrit.

Kapiteni i aeroplanit ka vepruar sipas protokolleve për veprim parandalues edhe sipas çek-listës, me ç’rast për shkak të arsyeve siguruese ka vendosur së pari ta zvogëlojë shpejtësinë e aeroplanit, ndërsa fluturimin menjëherë ta drejtojë drejt aeroportit më të afërt, në këtë rast në Cyrih, dhe atë në koordinim me kontrollin kompetent të fluturimit.

Pas zvogëlimit të shpejtësisë në nivel adekuat dhe stabilizimit të presionit në kabinë dhe stabilizimit të aeroplanit, kapiteni i aeroplanit me meritë ka vlerësuar të mos deklarojë urgjencë, por për shkak të problemit të paraqitur për arsye parandaluese ka kërkuar aterrim.

Problemi pastaj është paraqitur edhe te servisi i autorizuar Aeroinst në Nirnberg, pas së cilës aeroplani është dërguar drejt Nirnbergut duke i përdorur protokollet për fluturim të sigurt në këto rrethana, përkatësisht fluturim në lartësi më të ulët.

Sipas Dekretit për parimet pas të cilave udhëhiqet hetimi i fatkeqësive, incidenteve serioze, incidenteve dhe ngjarjeve të aviacionit civil dhe shtetëror, si dhe mënyrën e paraqitjes së tyre, kapiteni i aeroplanit është i detyruar çdo ngjarje ta paraqesë në afat prej 72 orëve nga momenti i ngjarjes, që në këtë rast është bërë dhe i është dorëzuar përfaqësuesit të Agjencisë për aviacion civil.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: