Home / Rajoni / Maqedonia / Babai i Riza Junuzit: Djali im nuk ka tradhtuar!

Babai i Riza Junuzit: Djali im nuk ka tradhtuar!

Babai i shumë të përfolurit Riza Junuzit nga Kumanova ka hedhur poshtë thashethemet se biri i tij ka mundur të tradhtoj grupin e armatosur. Ai thotë se shtëpia e tij është e hapur për gjithçka që e intereson opinionin. Më poshtë mund ta lexoni apelin e tij.

“Te nderuar shqiptare kudo qe jeni une jam baba i Riza Junuzit Isuf Junuzi.

Njoftoj opinionin e gjere se une jam ne Kumanove me tere familjen.

Ne jemi ketu dhe jemi te hapur per gjithqka qe i intereson opinionit shqipetar.

Bejme me dije se djali jon Riza Junuzi nuk ka gisht per tradhtine qe po i mvishet per rastin e Kumanoves.

Apeloj te te gjith shqiptaret qe mos te nguten me vlersime.

Urojme qe sa me shpejte te zbardhet rasti i Kumanoves dhe e verteta te del ne shesh.

Njeheresh shfrytezoj rastin qe t’ju shpreh ngushllime familjareve te deshmoreve te rene ne Kumanove dhe urojme qe te burgosurit te lirohen sa me shpejte”

Leave a Reply

%d bloggers like this: