Home / Kronika / Ministria e Brendshme: Rama e Tahiri, në kontakt me kandidatin e PD-së në Vaun e Dejës

Ministria e Brendshme: Rama e Tahiri, në kontakt me kandidatin e PD-së në Vaun e Dejës

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, ministria bën të ditur se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, janë në kontakt të vazhdueshëm me kandidatin demokrat në Vaun e Dejës, Alfred Hila.

“Me kandidatin, jo vetëm ministri i Brendshëm, por edhe kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit”.

Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe i është nënshtruar hetimit, ku është përfshirë menjëherë edhe prokuroria.

Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe, nëse hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11% e trupës policore, që në filllim të këtyre 18 muajve e gjetëm rrugëve, siç gjetëm rrugëve vetë shtetin e rrënuar nga keq-qeverisja e PD-së”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.