Keshilla

Informacione të pabesueshme që ndoshta nuk i dini për qumështin

Qumështi është një lëng i sekretuar nga gjinjtë e gjitarëve, i pandashëm për rritjen e të vegjëlve, ndërsa ai është edhe pjesë përbërëse e ushqyerjes sonë. Por në klasifikimin e mëposhtëm do të njiheni me disa informacione interesante rreth qumështit dhe që mund ta shihni në një mënyrë krejt të ndryshme nga e zakonshmja

Qumështi është një nga ushqimet më të rëndësishme të ushqyerjes sonë. Absolutisht i pandashëm për fëmijët e lindur prej pak kohësh, por gjithsesi i dobishëm edhe për të rriturit, përderisa bëhet fjalë për një lëng më shumë se energjik, i mirë dhe që përmban kripëra minerale të rëndësishme si kalcium. Për këtë janë të shumtë ata që e pinë çdo mëngjes. Po a jeni të sigurt se dini vërtet gjithçka që ekziston për qumështin? Në këtë faqe do t’ju paraqesim një listë kuriozitetesh që ka shumë mundësi që të mos i dini.

– Një këlysh qeni nuk do të mund të mbijetonte me qumështin e një lope

Mund t’ju ketë ndodhur që kur keni gjetur në rrugë një qenush të vogël, keni dashur ta mbani në jetë duke i dhënë qumësht lope. Rezultatet nuk mund të kenë qenë të kënaqshme, për vetë faktin se ky lloj qumështi është një nga më të “varfrit” nga përmbajtja e substancave ushqyese, nëse do ta krahasonim me atë të qenit dhe të maces, pasi ai i tyre ka dyfishin e proteinave dhe yndyrave. Ndaj ushqyerja e një koteleje ose e një këlyshi me qumësht lope, nuk do të ishte e mjaftueshme. Cila është zgjidhja? Thyeni dy kokrra vezë për çdo litër qumësht, nëse do t’ju duhet të ushqeni kafshë të tilla.

– Edhe zogjtë bëjnë qumësht

Kafshët e klasifikuara si gjitarë ndahen kështu prej faktit se të vegjlit e tyre i ushqejnë me qumësht, që sekretohet nga gjinjtë, gjë që kafshët e tjera nuk e bëjnë. Dhe kjo është e vërtetë, sepse gjëndrat e qumështit janë një tipar dallues i disa gjitarëve. Por disa zogj, si për shembull pëllumbat e zakonshëm, si duket e kanë “vjedhur idenë” për të ushqyer të vegjlit e tyre dhe kanë krijuar një mënyrë paksa të veçantë, një sekrecion të ashtuquajtur “qumësht fyti” (edhe pse nuk është qumësht), shumë ushqyes, të cilin siç kuptohet e sekretojnë nga fyti i tyre për më të vegjlit e folesë, të cilët nuk arrijnë të ushqehen me asgjë tjetër. Është paksa e shpifur kur e mendojmë, por ajo është mënyra e tyre e ushqyerjes.

– Qumështi përmban rreth 4% yndyrë

Nëse nuk e pini qumështin e lopës, sepse mendoni se është me shumë yndyrë, me siguri nuk e dini se sa yndyrë ka efektivisht ai. Mjafton të lexoni etiketat e të dhënave për të zbuluar se qumështi përmban 3,8% yndyrë, ndaj pirja e një litri qumësht është e barabartë me katër gramë vaj. Pra, një lugë çaji.

– Ekziston një qumësht i cilësisë së lartë

Nëse jeni mësuar të pini qumështin e blerë në supermarket ose në ndonjë fabrikë, ka shumë mundësi të mendoni se shija e qumështit është gjithmonë e njëjtë. Por nuk është kështu! Shija e tij ndryshon në bazë të stinës, në bazë të ushqimit që ka ngrënë lopa dhe në bazë të yndyrës. Në veçanti, për sa i përket kësaj të fundit, në treg ekziston qumështi me një kualitet të lartë, me më shumë yndyrë e proteina dhe që është më i shijshëm sesa qumështi normal. Ai përdoret në baret që bëjnë kapuçino shumë të mirë. Kushton më shumë sesa të tjerët, por sa ta provoni, do ta kuptoni menjëherë diferencën.

– Lopa nuk bën qumësht përgjatë gjithë vitit

Janë të shumtë ata që mendojnë se lopa bën qumësht gjatë gjithë vitit, pa ndërprerje, por nuk është aspak kështu. Mjafton të mendohet se për çfarë shërben ai së pari: për të ushqyer viçin. Për këtë, përpara se të prodhojë qumësht, një lopë fillimisht duhet të jetë e mbarsur për nëntë muaj. Ajo mund të japë qumësht për nëntë muaj dhe të fillojë sërish ciklin.

– Qumështi juaj është ai “i vjedhuri”

Kjo pikë lidhet pashmangshmërisht me atë pararendësen, pasi siç e përmendëm, qumështi i lopës është kryesor edhe për rritjen e të voglit të saj. Por nëse e konsumojmë ne, si mund të pijë edhe viçi? Në të kaluarën, fermerët përdornin metodën 50 me 50, pra gjysmën e qumështit të përfituar nga lopa e ndanin në dy pjesë, një për të voglin e saj dhe pjesën tjetër për veten e tyre. Ndoshta tashmë kanë dalë metoda të tjera, nëpërmjet të cilave viçave u lihet më pak qumësht nga nëna e tyre. Kështu që sa herë që pini një gotë me qumësht, mendoni se ndonjë viç është privuar nga fati për ta shijuar, duke ia zënë vendin, sigurisht pa dijeni.

– Pasi të keni ngrënë ushqim pikant këshillohet të pini qumësht, sepse ai përmban një proteinë që i ftoh qelizat e shijes që ndodhen në gjuhë.

– Duhen pesë litra qumësht për të bërë një gjysmë kilogrami djathë, 10 litra qumësht për të bërë një kilogramë gjalpë dhe gjashtë litra qumësht për të bërë një kilogram akullore.

– Qumështi i devesë përmban një proteinë që quhet insulinë, e cila ndihmon për sëmundjen e diabetit.

Burimi: Curiosone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button