Home / Europa / Banka e Anglisë, plan për daljen e mundshme nga BE

Banka e Anglisë, plan për daljen e mundshme nga BE

Banka e Anglisë ka konfirmuar aksidentalisht se është në shqyrtim të rreziqeve financiare që mund të vijnë nga një dalje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Konfirmimi ka ardhur pas dërgimit gabimisht të një mesazhi elektronik që përmbante detajet e studimit në fjalë redaktorit të gazetës “The Guardian”.

Gazeta bën me dije se mesazhi elektronik tregon se një grup elitë i stafit të bankës po analizon efektet që do të kishte dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Në email bie gjithashtu në sy rekomandimi që, nëse dikush pyet për projektin, atëherë task forca e ngarkuar me hartimin e tij duhet të përgjigjet se, bëhet fjalë për një studim për motive ekonomike, jo të nxitur nga referendumi i parashikuar për qëndrimin apo largimin nga Unioni.

Kryeministri David Cameron ka premtuar se do të mbajë një referendum të tillë nga fundi i vitit 2017.

Kancelari i qeverisë hije, Chris Leslie ka bërë thirrje për një debat të plotë e të detajuar dhe jo për “plane klandestine” të mbajtura të fshehta ndaj opinionit publik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: