ArteMuzike

Po jepen rezultatet e jurive per Eurovizion 2015

Ka startuar edhe finalja e madhe e Eurovizionit, festival ky që ka ngrit në peshë gjithë zemrat e shqiptarëve, por jo vetëm! Përfaqësuesja shkodrane Elhaida Dani, është cilësuar si favoritja e këtij edicioni edhe pse Rusia është një konkurrente e fortë.

“Nëse Eurovision vendos fituesin nga popullariteti, nga votat, trofeu do të jetë i Elhaida Danit nga Shqipëria”, pohon Philippe Laguerre-Auguste, Drejtor i Komunikimit EMEA në Adobe.

Duke na lënë të kuptojmë se, kënga “I’m live” do të jetë favorite e këtij edicioni në mbrëmjen e sotme. Edhe pse kishte kritika, hamendje, por sigurisht edhe fansa të veshjes së gjysmëfinales, Elhadia Dani do ta ndryshojë atë në finale, por do ngelet te ngjyra e zezë. Këtë herë nuk do jetë ai kostum i prerë, por një fustan i gjatë, i zi, elegant. Këngëtarja shkodrane, ja ka besuar veshjen e finales stilistit Valdrin Sahiti nga Kosova dhe ky fustan është një nga krijimet e koleksionit të tij më të ri.

26 numri i fatit

“I’m live” mban numrin e 26-t, e cila do të interpretohet live, për të pritur më pas votat e teleshikuesëve nga e gjithë Evropa. Në konkurrim janë 27 shtete që garojnë për çmimin e madh të Eurovizionit të 60-të. Këtë vit, merr pjesë edhe Australia si e ftuar nderi, përveç shteteve evropiane. Ndërkoaq, pesë vende të tjera donatorë kanë hyrë direkt në finale ndërsa të tjerët kanë ardhur nga gjysmëfinalet.

Votimi

Edhe pse jemi vetëm disa orë përpara finales së madhe të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision 2015”, ku Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer. Por, ajo që na bën më tepër entuziastë është edhe votat që do të marrë Shqipëria nga shqiptarët në çdo vend të Europës. Sipas disa kërkimeve të bëra nga mediat thuhet se, disa nga vendet europiane mbështesin këngën shqiptare, por përfaqësuesja e Rusisë, Polina Gagarina, po fiton popullaritet pasi votimi gjeo-politik që ndiqet në Eurovizion, ka lënë gjurmë edhe këtë edicion.

elhaida dani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button