Home / Bota / SHBA dhe BE e gjykojnë shqetësues ligjin e ri rus për OJQ-të ”e padëshiruara”
Pamje e Kremlinit

SHBA dhe BE e gjykojnë shqetësues ligjin e ri rus për OJQ-të ”e padëshiruara”

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian u shprehën shumë të shqetësuar për miratimin nga presidentit rus, Vladimir Putin të një ligji që ju mundëson autoriteteve ruse të ndalojnë organizatat jo-qeveritare të huaja të konsideruara si ”të padëshirueshme”.

“Ne i trëmbemi faktit se ky legjislacion i ri limiton akoma më shumë punën e shoqërive civile në Rusi”, deklaroi në një komunikatë zëvendëszëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Sipas saj ky ligj është një shembull tjetër i rritjes së shtypjes së zërave të pavarur nga qeveria ruse si dhe masë e qëllimshme për të izoluar popullin rus në pjesën tjetër të botës.

Bashkimi Evropian e theksoi sot se presidenti rus, Vladimir Putine kishte marrë një masë shqetësuese me ligjin që ndalon OJQ-të ”e padëshiruara”, sipas termave të Moskës.

Ligji është një etapë tjetër shqetësuese në një sërë shtrëngimesh të shoqërisë civile, pavarësisë së medias dhe opozitës politike”, deklaroi një zëdhënës i shërbimit të Punëve të Jashtme të bashkimit Evropian në një komunikatë.

Kremlini theksoi dje se ligji parashikon që aktiviteti i një organizate jo qeveritare të huaj apo ndërkombëtare, që përbën një kërcënim për themelet kushtetuese të Federatës së Rusisë, për kapacitetin e mbrojtjes së vendit apo qeverisë, mund të jetë i padëshirueshëm./

Leave a Reply

Your email address will not be published.