Home / Qeveritare / Modernizohen ambulancat në Alpet e Shqipërisë

Modernizohen ambulancat në Alpet e Shqipërisë

Banorët e Razmës dhe Thethit në zonën malore të Alpeve, por edhe turistët që vizitojnë këto treva, do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim cilësor shëndetësor të standardeve të larta.

Një investim i projektit të kompanisë së telefonisë së lëvizshme AMC dhe Zyrës GIZ së koordinimit të projektit gjerman të ndihmës teknike ndërkombëtare për të modernizuar ambulancat në Alpet e Shqipërisë, pajisi me me mjete moderne shëndetësore dhe komunikimi qendrat shëndetësore të këtyre zonave të mirënjohura të turizmit malor në vend.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i zonës,  Paulin Sterkaj, zhvilloi në qendrat shëndetësore të Razmës dhe Thethit.THETH3

Të dyja këto zona turistike kanë pasur nevojë për një qendër shëndetësore moderne dhe me pajisje të mira, pasi gjatë gjithë vitit këtu ka vizitorë dhe fluksi i turistëve është gjithnjë e në rritje, kështu që seti i pajisjeve moderne mjekësore të mundësuara nga ky projekt përmban të gjitha mjetet e nevojshme që duhet të ketë një Ambulancë e tillë, pas atyre që u siguruan edhe për ambulancën e Valbonës.

Gjithashtu, ky investim mundësoi edhe vendosjen e një kompjuteri, lidhjen e qëndrueshme të shërbimit të Internetit dhe kamerën, me të cilat punonjësit e ambulancës mund të komunikojnë me Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe Tiranës.

THETH6“Unë besoj se ky është drejtmi i duhur për të zhvilluar turizmin për t’i dhënë mundësi të gjithë bukurive që Zoti i ka falur Razmës dhe gjithë Malësisë së Madhe për t’i shfrytëzuar në përfitim të drejtpërdrejtë për komunitetet që jetojnë këtu,” u shpreh Ministri Beqaj.

“Në mbështetje të sezonit turistik veror, duke qenë se Razma ka potenciale të mëdha dhe realitete të zhvillimit të turizmit, tha më tej z. Beqaj, edhe qendra shëndetësore e Razmës është përfshirë në një listë me 22 qendra shëndetësore ku ne do të përforcojmë shërbimin shëndetësor nga 1 qershori deri më 31 gusht me shërbim 24 ore dhe me pajisje të reja, me furnizim me barna dhe materiale mjekësore shtesë, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave që ka ky sezon turistik. THETH2

Janë 3 qendra shëndetësore në Alpe: Valbonë, Razëm dhe Theth, pastaj janë 19 qendra të tjera shëndetësore që fillojnë nga velipoja deri në Ksamil.

Ndërkaq, duke falënderuar kreun e shëndetësisë në vend për ndihmën që i ka dhënë Malësisë së Madhe për qendrat shëndetësore, apo qoftë për shtimin e personelit mjekësor, qoftë edhe për përkushtimin e ndihmën në rastet emergjente që kanë patur malësorët e kësaj zone, z. Sterkaj u shpreh se përparësia e Qeverisë është afrimi i qendrat shëndetësore aty ku është publiku si dhe fuqizimi i spitalit rajonal të Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.