Home / Europa / Vutsis: Greqia nuk ka para për të rimbursuar FMN-në në qershor

Vutsis: Greqia nuk ka para për të rimbursuar FMN-në në qershor

Ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis deklaroi sot se Greqia nuk kishte para për të paguar FMN-në në muajin qershor, një rrezik i shfaqur disa herë së fundi nga zyrtarët grekë në kuadër të negociatave me kreditorët e vendit.

”Greqia nuk mund të shlyejë këstin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar që është parashikuar për më 5 qershor, për shkak se nuk ka para gjendje”, theksoi ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis për një televizion grek.

“Rimbursimet e FMN-së në muajin qershor janë 1,6 miliardë euro, ato nuk do të bëhen dhe për më tepër nuk ka para për t’i bërë këto rimburime”, deklaroi Nikos Vutsis për stacionin televiziv ”Mega Channel”.

Të premten duke nënvizuar problemin e madh të likuiditeteve që po kalon vendi, zëdhënësi kryesor i Ciprasit kishte deklaruar se ”qeveria greke kishte qëllim të realizonte të gjitha detyrimet e saj, me prioritet obligacionet e brendshme para atyre kundrejt kreditorëve. Ai ka si qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat, gjë që e ka treguar me përpjekjet e shumta dhe në kushte shumë të vështira të vendit kohët e fundit.

Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis kishte deklaruar më herët se Greqia kishte punuar fort për të përmbushur detyrimet e saj për një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, duke ua kaluar stafetën këtyre institucioneve për të përmbushur kushtet reciproke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët për zhbllokimin e ndihmës./

Leave a Reply

Your email address will not be published.