Ekonomia

Pagesa e faturave në kanalet alternative, 3.5 milionë USD

pagesaNë kuadër të reformimit të sektorit, OSHEE ndërmori një politikë liberalizimi të shërbimit të ofruar për pagesën e energjisë. OSHEE lidhi marrëveshje partneriteti me shoqëri shërbimi për pagesat e faturave të dritave. Marrëveshjet e para me Western Union dhe Money Gram, lehtësoi ngarkesën me radhët e gjata në muajin shkurt, kur nisi zbatimi kontrata e re.

Aktualisht, këtë shërbim e ofrojnë edhe shoqëri të tjera, dhe deri më tani janë kryer rreth 120 mijë pagesa, me vlerë 3.5 milionë dollarë.

Fatura tashmë nuk paguhet vetëm te OSHEE apo në postë, por edhe në pikat e transfertave të parave, në shoqëri të tjera, që kanë të vendosur logon e kompanisë, madje konsumi i dritave mund të paguhet edhe përmes celularit, ku deri më tani janë kryer mbi 1000 pagesa me vlerë 50 mijë dollarë.

Tashmë OSHEE është e shtrirë në të gjithë vendin, në mbi 1 mijë pika, duke u dhënë mundësi kujtdo ta paguajë faturën kudo që ndodhet, madje edhe nga zyra, shtëpia, celulari, kasa fiskale, etj.

Pikat ku bëhen pagesat:

Union Net (Western union)

-Ak Invest (Money Gram)

-E-commerce (Credit Card BKT, Credins)

-Mobile Payment (Mpay)

-Internet (Easy Pay)

-AED me programin factorial / kasat

-Vijon produkti tradicional i Pageses me Bankat (Direkt Debit ose me Urdhër pagese në llogaritë e OSHEE)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button