Home / Rajoni / Maqedonia / BDI-ja mirëpret qëndrimin e PDSH-së për bashkëpunim ndërpolitik

BDI-ja mirëpret qëndrimin e PDSH-së për bashkëpunim ndërpolitik

aliBDI-ja mirëpret qëndrimin e një dite më parë nga kreu i PDSH-së Thaçi, për bashkëpunim ndërpolitik. Sipas reagimit të sotëm nga BDI-ja, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ndërpolitik, ka ndikuar që në shumë çështje, sidomos ato strategjike, situata për shqiptarët të mos ketë qenë në dobi të tyre.

“Bashkërendimi i dy partive kryesore të shqiptarëve për çështje dhe momente strategjike është thelbësor. Për fat të keq, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ose mungesa e përkrahjes së bartësit të legjitimitetit shqiptar për t’u ballafaquar me sfida të rëndësishme, ka qenë pengesë serioze në momente të veçanta. Andaj le të jetë ky një sihariq i mirë se bartësi i legjitimitetit shqiptar në Maqedoni, cilido qoftë ai, do të ketë mbështetjen e tjetrit për çështjet strategjike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Analistët nga ana tjetër, ende shprehin dyshime nga sinqeriteti i PDSH-së në këtë ofertë. Xhelal Neziri thotë se pas situatës në Kumanovë, dhe takimit të liderëve, opinioni shqiptar ngriti dyshime.

“Kemi një kontest jo etnik por një kontest politik ku dy palët negociuese përfaqësohen, në njërën anë kemi opozitën e përfaqësuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe pushtetin e përfaqësuar nga Nikolla Guevski dhe qëndrimi me një anë i faktorit politik shqiptar dhe tentimi për të ngelur neutral në gjithë këtë kontest politik ka sjell një situatë që nëse edhe homogjenizohet faktori politik shqiptar dhe nëse bëhen bashkë zoti Thaçi dhe Ahmeti në tavolinën e takim të bisedimeve të liderëve nuk do të thotë se nuk do të jetë asnjë ndihmesë për zgjidhjen e krizës por as edhe një pengesë për bllokimin e saj. Është një flluskë politike e zotit Thaçi për të defokusuar vëmendjen nga fotografitë që u paraqitën se si bashkëbisedon, si qeshen, komunikojnë shumë lirshëm, shumë normalisht, një fotografi e cila demantoi gjithë atë armiqësi mbase artificial që paraqitet ndërmjet tyre”, deklaroi Xhelal Neziri, analist.

Një ditë më parë, Thaçi ftoi Ahmetin për çfarëdo bashkëpunimi të mundshëm, por që edhe Ahmeti të marrë në konsideratë kërkesat e PDSH-së, si dhe koston që kjo ka në bllokun maqedonas.

“Unë i flas se nëse duhet t’i ndajmë përgjegjësitë duhet t’i ndajmë edhe interesat. Nëse ai ka dëshirë që unë ta mbështesë këtë rrugë të tij dhe mos t’i konkurroj, ne duhet të flasim bashkërisht se cilat janë interesat e partisë të cilën unë e drejtoj. Nëse ai e do bashkëpunimin shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se ky bashkëpunim duhet të ketë një kosto për maqedonasit”, tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së.

Megjithatë, Thaçi deklaroi se nuk do të qëndroj kaq mjaltë e sheqer me kreun e BDI-së, duke thënë se nga e hëna do të kërkojë llogari për shumë çështje, gjatë veprimtarisë së BDI-së kohët e fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: