Europa

Poloni: Kandidadi konservator, Andrzej Duda fiton zgjedhjet presidenciale

poloniKonservatori Andrzej Duda u zgjodh dje president i Polonisë me 53 për qind të votave duke mundur presidentin në ikje të qendrës së djathtë Bronislaw Komorowski, i cili pranoi dështimin dhe mori 47 për qind të votave, sipas një sondazhi realizuar pas mbylljes së votimit.

Fitorja e juristit 43-vjeçar, që do të konfirmohet zyrtarisht sot, do të mund t’i hapë rrugën rikthimit në pushtet mentorit të tij,Jaroslaw Kaczynski, lideri i Partisë konservatore dhe populisteLigj dhe Drejtësi (PiS), gjatë zgjedhjeve legjislative të parashikuara për në vjeshtë.

Komorowski ka pranuar menjëherë dështimin dhe ka përdhëndetur kundërshtarin e tij.

“Miqtë e mi të dashur, këtë herë nuk ia dolëm. Qytetarët e një Polonie të lirë dhe demokratike kanë vendosur kështu. Për këtë arsye përshëndes konkurentin tim. E përshëndes për rezultatin dhe i uroj një mandat të suksesshëm presidencial, sepse uroj më të mirën për Poloninë”, deklaroi ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button