Home / Ekonomia / Dialogu për zhvillimin e bujqësisë, Rama: Qeveria rol ndërmjetës mes bankës dhe fermerit

Dialogu për zhvillimin e bujqësisë, Rama: Qeveria rol ndërmjetës mes bankës dhe fermerit

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë. Ai tha se qeveria do të bëjë ndërmjetësin mes bankës dhe fermerit, nëpërmjet Agjencisë së Pagesave.

Sipas z. Rama kjo agjenci do të mbledhë projektet dhe do të depozitojë kërkesat në banka. Krahas rolit të ndërmjetësit, Agjencia e Pagesave do të ndajë edhe pjesën e riskut të kredisë dhe do të mbështesë uljen drastike të interesave.

“E reja që synojmë është që marrëdhënia me banktt të mos jetë e drejt për drejtë mes sipërmarrësve me bankat, por mes bankave dhe Agjencisë tonë të Pagesave , e cila do të marri përsipër të gjithë procesin e informimit, trajnimit, kontaktit, mbledhjes së projekteve dhe depozitimit të kërkesave tek banka. Kjo do të bëjë që të gjitha vështirësitë e jashtëzakonshme që has deri sot një sipërmarrës që është në sektorin e bujqësisë apo blegtorisë, ku kërkon mbështetje nga një bankë, të neutralizojmë. Nga ana tjetër, Agjencia e Pagesave do të ketë edhe rolin e ndërmjetësit, po dhe rolin që shteti dëshiron të marri në ndarjen e riskut dhe mbështetjen e uljes drastike të interesave”, tha Rama.

Rama tha se mjafton të identifikohen dhe mbështeten të gjithë sipërmarrësit që kanë një ide të qartë mbi të cilën të fuqizojnë kapacitetet e tyre në infrastrukturë dhe teknologji, si dhe në zinxhirin e punësimit dhe mbylljen e ciklit të prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.