Horoskopi

Horoskopi për datën 25 maj 2015

Dashi

Lehtësirat vijnë vetë dhe ju do të dini t’i mblidhni të gjitha rastet. Hëna dhe Jupiteri do të jenë pjesë e fatit tuaj. Ditë pozitivë për ata që janë singëll, mund të njihni një person interesantë.

Demi

Bëni durim në çështjet e zemrës. Merkuri mund t’ju bëjë ndonjë lojë e mund t’ju bëjë që të humbni durimin. Lajmi për të cilin keni pritur prej shumë kohësh, nuk do të vonojë që të vijë.

Binjakët

Do të mund të fitoni ndaj rrethanave që do t’ju ofrojnë yjet e bukur, por do të fitoni edhe me lehtësinë e fjalëve dhe diplomacinë. Por Saturni do t’ju bëjë që të rimendoni për një zhgënjim.

Gaforrja

Organizojeni ditën tuaj në mënyrë që të keni kohë edhe për miqësitë tuaja, por kini parasysh që duhet t’i përkushtoheni më shumë si familjes ashtu edhe dashurisë suaj.

Luani

Është momenti i iniciativave të guximshme dhe ambicioze që vetëm luani është i aftë t’i bëjë. Sot do të “përqafoheni” nga fati nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Virgjëresha

Si një shenjë e tokës sot do të kaloni një ditë me zakone të vjetra dhe solide. Urani do t’ju ofrojë raste të favorshme ekonomike, që në këtë moment ju këshillon rrugën drejt profesionit.

Peshorja

Disa situata të mbetura pezull prej shumë kohësh mund të zgjidhen në mënyrë të papritur dhe pozitivisht për ju. Sot mund t’ju vijë një përgjigje që e prisnit prej kohësh.

Akrepi

Jupiteri në disa pozicione ju shtyn që të kërkoni shumë: shumë dashuri, kënaqësi, mirëqenie materiale…diçka do të rritet me siguri, por keni ende pritshmëri të tjera për të rregulluar.

Shigjetari

Do të ndryshoni ide dhe mënyra se si do ta shihni jetën. Kjo është një gjë shumë pozitive, që ju bën të shkëputeni nga një botë e vjetër me paragjykime dhe besime të vjetra.

Bricjapi

Jupiteri te luani, në rastin tuaj, do të vërë pika mbi “i” për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me pronësinë. Përgjithësisht do të jetë një ditë me fat.

Ujori

Sot do të merrni ndihmë për një problem të rëndësishëm, ndaj duhet të jeni gati e mirënjohës personit që do t’ua ofrojë. Vini rregull në jetën tuaj dhe programojeni mirë ditën.

Peshqit

Një provë e rëndësishme ju pret sot në punë ose në familje. Aktivitetet do t’i japin një tjetër zhvillim jetës suaj megjithëse jeni paksa të zhgënjyer për disavantazhet në karrierë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button