Home / Bota / Anija cisternë e Greqisë qëllohet nga ushtria e Libisë

Anija cisternë e Greqisë qëllohet nga ushtria e Libisë

libiaUshtria e Libisë konfirmoi të dielën se forcat ajrore të vendit kishin sulmuar një anijeje cisternë të Greqisë në hapësirën detare afër qytetit Sirte, me pasojë plagosjen e disa anëtarëve të ekuipazhit.

Një ushtarak libian tha në kushte anonimati se anije greke u përpoq të ankorohej në portin Sirte, por forcat ajrore të Libisë dyshuan për transportimin e armëve organizatës terroriste në Sirte dhe e qëlluan nga ajri.

Komandanti i forcave ajrore i Libisë Saqer al-Joroushi pohoi operacionet ushtarake kundër anijes greke. Ai deklaroi se në atë anije nuk kishte flamur të asnjë vendi dhe pas disa paralajmërimeve, forca ajrore e qëlloi.

Organizata ekstremiste e “Shtetit Islamik” kontrollon disa porte detare të Libisë, duke përfshirë Sirten, Dernanë etj. Për të ndërprerë furnizimin me armë të IS, ushtria e Libisë ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime kundrejt anijeve që ankorohen në këto porte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: