Kronika e zeze

Aksident në Fushë Krujë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Një i vdekur dhe 5 të plagosur, ky ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur sot në Fushë Krujë.

Mësohet se mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip fuoristradë, ‘Ford’, me targë AA425KA, në pronësi të Bardh Hakës dhe mjeti tip ‘Audi-A6’ me targë TR7069T, që drejtohej nga Marlen Spahia, 23 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se përplasja ka rezultuar fatale për bashkëshorten e Hakës, ndërsa të plagosur mbetën dy fëmijët e tyre. Blutë e Fushë Krujës kanë deklaruar se Marlen Spahiu udhëtonte në mjetin e tij me gruan, e cila po ashtu u plagos. Sipas bluzave të bardha, dy të rinjtë mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mirërriten në vendin e ngjarjes he nisën hetimet. Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button