Teknologji

Myo, byzylyku i krahut për të kontrolluar lëvizjet

Në pamje të parë duket si një byzylyk, por Myo është një shirit në krah që kontrollon lëvizjet e muskujve për të interpretuar një gamë të gjerë qëllimesh.

Me mbulesën e saj të zezë, format zigzage dhe modulët e sensorëve, Myo, e dizenjuar nga Thalmic Labs, duket më pak si një pajisje kontrolli me ndërveprim, – vlerëson Mashable.

E vendosni në krah, dhe mund ta përdorni për të kontrolluar një prezantim, të luani muzikë në iTunes, të kontolloni Netflix, dhe mund të duket dhe si një lodër me Bluetooth. Ky ishte qëllimi i kompanisë. Në praktikë, Myo e përmbush shumë mirë pjesën e parë, por jo gjithmonë, pasi shfaq probleme tek të tjerat.

Myo nuk ka shumë udhëzime për përdorimin, por në të vërtetë nuk janë të nevojshme. Ju mund të shkarkoni programin e pajisjes e më pas të lidhni atë nëpërmjet një kablli USB me kompjuterin. Ka gjithashtu dhe një mjet USB Bluetooth që duhet ta lini të lidhur me kompjuterin.

Kur Myo është karikuar plotësisht dhe është në funksion nuk duhet ta vendosni sërish, derisa të kërkojë sërish karikim. Një karikim zgjat disa ditë. Nuk ka ndonjë buton on/off në pajisje, por mund ta fikni atë nëpërmjet një aplikacioni utilitar.

Byzylyku punon duke ndjerë ndryshimet në muskujt e parakrahut tuaj. Kjo do të thotë se duhet të mësoni disa lëvizje specifike për ta përdorur dhe kontrolluar aplikacionet apo pajisjet. Më e vështira është sinkronizimi i gjërave. Ju duhet të vendosni krahun kundrejt trupit, ktheni dorën para, larg trupit, e pastaj largoheni parakrahun nga trupi. Duket pak komplekse, po nuk është e tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button