Home / Teknologji / Koha për televizion apo për të luajtur?

Koha për televizion apo për të luajtur?

Kur një gazetar i teknologjisë i tha Steve Jobs-it, në vitin 2010, se fëmijët e tij e pëlqejnë shumë iPad-in, ai iu përgjigj kategorikisht: “Ata nuk duhet ta përdorin. Ne duhet të kufizojmë sa të mundemi teknologjinë që përdorin fëmijët tanë në shtëpi”.

Ish-krahu i djathtë i tij, Jonathan Ive, dizajni i të cilit për fëmijët është kaq i thjeshtë për t’i përdorur, së fundmi është shprehur se ai u ka vendosur kufizime strikte djemve të tij binjakë 10-vjeçarë.

Shkollat e Steiner Waldorf përjashtojnë ekranët për fëmijët para moshës 12 vjeç dhe janë në favor të aktiviteteve psikologjike, artit dhe mësimit eksperimental. Ato janë shumë popullore mes drejtorëve të Silicon Valley (zonë në San Francisco ku janë të vendosura një sërë kompanish teknologjike) dhe homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Kevin Avison, oficeri ekzekutiv i Koorporatës së shkollave Steiner Waldorf në Britani, thotë se teksa po jepte leksione mbi leximin, “afërsisht 50% e prindërve të fëmijëve të klasës punonin tek Oracle ose kompanie të tjera hi tech”.

Akademia Amerikane e Pediatrisë nuk këshillon që fëmijët të përdorin teknologjinë deri në dy vjeç, por pas kësaj nuk duhen lejuar më shumë se dy orë në ditë, jo ekrane në dhomat e fëmijëve, dhe zbatim rigoroz të kohës së ushqimit dhe të fjetjes.

Sipas një raporti të fundit të Ofcom mbi Sjelljet dhe Përdorimin e Medias, 7 në 10 fëmijë në Britani, nga 5-15 vjeç, kanë akses në tabletë, me 34% që e kanë pronësi të tyren.

Shumë prindër kanë në shtëpi lap-topë, smartphonë, videolojëra, dhe televizor, sigurisht. Ata janë të shqetësuar se këto pajisje mund të kenë ndikim negativ tek vëmendja e fëmijës dhe zhvillimi social, madje dhe zhvillimin e tyre psikik.

“The Guardian” ka pyetur ekspertë të vërtetë dhe ata kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë temë. Johnny Taylor është një drejtor arti në kompaninë e lojërave Mind Candy dhe ka dy fëmijë, 8 dhe 6 vjeç. Ai thotë se ua lejon shumë pak teknologjinë fëmijëve të tij. Të gjitha pajisjet teknologjike në shtëpi kanë një fjalëkalim që e di vetëm Johnny dhe e përdorin vetëm me lejen e tij.

Pierre Laurent, një ish menaxher marketingu i Microsoft dhe Intel ka dy vajza, 15 dhe 17 vjeç. Ai është i mendimit se nuk duhet lejuar përdorimi i teknologjisë para moshës 12 vjeç. E rëndësishme është sipas Laurent, që të mos bëhen skllav të teknologjisë.

Anne Wojcicki është një bashkëthemeluese dhe administratore e 23andme. Ajo ka një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 3 vjeçe, me bashkëthemeluesin e Google, Sergey Brin. Ajo thotë se për shkak të punës së të dyve, e ka shumë të vështirë menaxhimin e përdorimit të teknologjisë nga fëmijët. Ajo është munduar t’u vendosë limite kohore, dhe është përpjekur të shmangë teknologjinë para moshës 2 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: