Home / Rajoni / Maqedonia / Grafite nëpër Shkup: Jo dorëheqjes së Mijallkov!

Grafite nëpër Shkup: Jo dorëheqjes së Mijallkov!

Përkrahës të ish-shefit të Drejtorisë të Sigurimit Kombëtar, Sasho Mijallkov, janë mobilizuar për të kërkuar nga kryeministri i Maqedonisë që të mos e pranojë dorëheqjen e tij.

Nëpër muret e godinave të Shkupit janë shkruar grafite nëpërmjet të cilëve shprehet përkrahje për njeriun e fuqishëm që është kushëri i kryeministrit Gruevskit dhe krahu i djathtë i tij.

“Gjithmonë në mbrojtje të atdheut”, është slogani i shoqëruar më një portret të ish-shefit të DSK-së, i cili dha dorëheqjen pas ngjarjeve dramatike në Kumanovë dhe presionit të madh ndërkombëtar.

Ndërkohë, Gruevski i ka cilësuar dorëheqjet e Jankullovskës dhe Mijallkovit si akt patriotik të tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: