Home / Ekonomia / Mongherini: Evropa duhet të ndryshojë, nëse duam ta shpëtojmë

Mongherini: Evropa duhet të ndryshojë, nëse duam ta shpëtojmë

italiRezultatet e zgjedhjeve në Spanjë dhe në Poloni tregojnë se Evropa duhet të ndryshojë, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Ajo që na thonë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Poloni dhe ato bashkiake në Spanjë, edhe pse në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, (…) është nevoja për të ndryshuar ëndrrën tonë evropiane nëse dëshirojmë ta shpëtojmë”, deklaroi Mogherini, gjithashtu zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, pasi mori çmimin 2015 nga Instituti i Studimeve për politikën ndërkombëtare në Romë.

Spanjollët kanë bërë dje në mbrëmje një paralajmërim të ashpër për stablishmentin politik duke i hapur portat e Barcelonës dhe Madridit për ”të indinjuarit”, në përfundim të zgjedhjeve bashkiake dhe rajonale ku antiliberali Podemos konfirmoi globalisht vendin e tretë.

Në Poloni, votuesit kanë zgjedhur në krye të shtetit, konservatorin euroskeptik, Andrzej Duda, një fitore që mund t’i hapë rrugën rikthimit në pushtet të mentorit të tij, Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë populiste Ligj dhe Drejtësi, në zgjedhjet legjislative të parashikuara në vjeshtë.

“Era e Greqisë, era e Spanjës, era e Polonisë nuk fryjnë në të njëjtin drejtim, por të gjitha këto erëra na thonë që Evropa duhet të ndryshojë”, theksoi gjithashtu kryeministri italian, Matteo Renzi në një intervistë për një televizion toskan ”Rtv38”

Leave a Reply

%d bloggers like this: