Home / Kronika / Shtetësia italiane. Si paguhet kontributi prej 200 eurosh

Shtetësia italiane. Si paguhet kontributi prej 200 eurosh

lejeitaliTë paraqesësh kërkesë për shtetësinë italiane është bërë më e thjeshtë por kjo nuk do të thotë se kushton më pak. Edhe pse procedura tashmë bëhet online, të gjithë aplikuesit janë të detyruar të blejnë jo vetëm pullë-taksën 16,00 euroshe por edhe të paguajnë kontributin prej 200,00 eurosh.

E parashikon ligji, kur thotë që praktikat për zgjedhjen, marrjen, rifitimin, heqjen dorë apo lëshimin e shtetësisë bëhen kundrejt pagesës së një kontributi me shumë 200 euro“.

Derdhja e shumës bëhet para paraqitjes së kërkesës, në llogarinë rrjedhëse postare 809020 në emër të Departamentit për Liritë Civile dhe Imigracionin e ministrisë së Brendshme. Buletini postar që përdoret  gjendet në zyrat e postës, veçanërisht në ato që ofrojnë shërbimet “Sportello amico”.

Pasi bëhet derdhja, duhet skanarizuar kuponi i buletinit. Dokumenti elektronik i përftuar i duhet bashkangjitur kërkesës, bashkë me të tjerë si certifikata e penale, ajo e lindjes dhe dokumenti i identitetit.

Atyre 200 eurove u duhet dhënë lamtumira edhe nëse kërkesa e shtetësisë hidhet poshtë. I vetmi ngushëllim është që ajo sakrificë duhet të shërbejë për diçka që ia vlen. Në fakt, gjithnjë sipas ligjit, gjysma e kontributit përdoret nga ministria e Brendshme në projekte kooperimi me Vende të tjera mbi çështje të migracionit. Pjesa tjetër për të mbuluar shpenzimet për përpunimin e kërkesave të paraqitura nga imigrantët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: