Kosova

Kush ishin pjesëtarët e grupit të Kumanovës që po luanin lojë të dyfishtë?

biiiAgjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës i kanë dëshmitë që tre prej kosovarëve të vrarë në incidentin e Kumanovës dhe një shtetas i Maqedonisë kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë, për të shkaktuar incidente në shkëmbim të parave.

AKI’ja dhe Policia kanë siguruar dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas maqedonas zyrtar i lartë në DBK’në maqedonase (Sh.M.) kishin përgatitur planin e bashkëpunimit për të shkaktuar incidente si ai i fundit në Kumanovë.

Sipas informacioneve nga dokumentet e policisë dhe të AKI’së shtetasi i Maqedonisë Sh.M. ka takuar këta persona disa herë në Prishtinë dhe në Ferizaj për ta bërë planifikimin e aksionit.

Sipas informatave të Kohës Ditore, Sh.M. u kishte premtuar tre kosovarëve shuma të parave që kalonin dy milionë euro.

Dosja e këtij rasti ende nuk ka informata për arsyet që Shërbimi maqedonas i zbulimit donte shkaktimin e këtyre incidenteve, por supozimet janë që kjo gjë bëhej për ta ruajtur pushtetin e Gruevskit, pas presioneve për aferën e përgjimeve.

Koha Ditore, ka siguruar dëshmi zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe AKI’së, duke përfshirë këtu edhe përgjime telefonike, që flasin për planifikimin e një sulmi në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc, planifikimin e incidenteve në Maqedoni dhe incidentin e parë në Gushincë të Kumanovës muajin e kaluar, përcjell Express.

Bazuar në këto dëshmi, si dhe në burime brenda organeve kosovare të sigurisë, pos katër personave që ishin organizatorë me pagesë të këtyre incidenteve, të tjerët kanë shkuar vullnetarisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button