Maqedonia

Cili banor i Maqedonisë në bankën zvicerane ruan 54.6 milionë dollarë?

shkupiQeveria zvicerane filloi që t`i publikoj emrat e nënshtetasve gjerman dhe të huaj për të cilët ekziston dyshime se i kanë ikur pagesës së tatimeve përmes llogarive të hapura në bankat e tyre.

Në mënyrë plotësuese para disa ditëve Parlamenti Evropian solli direktivë për publikimin e pronarëve të vërtet të firmave me llogari në bankat e Zvicrës, transmeton zhurnal.mk Hulumtimi i para do kohësh i Konzorciumit ndërkombëtar për gazetari hulumtuese i vërtetoi spekulimet se edhe banor të Maqedonisë ruajnë miliona në bankat e Zvicrës.

Hulumtimi ka treguar së në banka ka pasur edhe nëntë klientë nga Maqedonia, të cilët në 15 llogari kanë pasur 164 milion dollar. Ajo që bie në sy është e dhëna nga hulumtimi se vetëm në një llogari, një person nga Maqedonia ka 54.6 milion dollar. Llogaritë e klientëve nga Maqedonia janë hapur në periudhën nga viti 1988 deri në vitin 2006.

Nga Maqedonia në nivel vjetor dalin 521 milion dollar para ilegale, tregon hulumtimi i organizatës ndërkombëtare “Global financiar integrity” nga Uashingtoni, sipas rezultateve të së cilës Maqedonia gjendet në vendin e 79 në kategorinë e parave ilegale.  Më shumë para ilegale nga Maqedonia janë bartur në vitin 2008 edhe atë 928 milion dollar, në vitin 2011, 852 milion dollar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button