Politika

Konkursi për Ishullin e Osumit, Rama: Një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash turistike

osumiKryeministri Edi Rama çeli sot në Berat, konkursin për projektimin e Ishullit të Osumit. Gjatë ceremonisë së organizuar në qytetin e një mbi një dritareve, Kryeministri Rama theksoi se Berati është thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Duke folur në emër të qeverisë, Rama vlerësoi se Berati u la në harresë për vite me rradhë, ndërsa sot 18 muaj pas marrjes së qeverisë nga koalicioni i majtë, Berati po pëson një transformim rrënjësor.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të katrahurës që u jetësua në Berat gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë. Berati u la në harresë totale edhe pse është thesar i çmuar i trashëgimis kulturore të vendit tonë. Qyteti i një e mbi një dritareve u izolua nga pjesa tjetër e vendit për shkak të rrugëve të amortizuara, çka solli dhe rritjen e varfërisë në këtë qytet”, nënvizoi Rama.

Por, shtoi Rama, tashmë gjërat kanë ndryshuar. “Në 18 muaj qeverisje të majtë Berati ka nisur rrugëtimin e saj drejt rilindjes, drejt transformimit total. Rrugët lidhëse të Beratit me qytetet e tjera janë thuajse të përfunduara. Qendra e Beratit është duke u transformuar dhe ajo që është më e rëndësishmja qeveria ka hedhur fonde për pikat turistike, teksa tashmë çelet dhe konkursi për projektimin e ishullit të Osumit, një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash turistike”, nënvizoi Rama Duke folur edhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, Rama tha se “këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për qytetarët e Beratit për t’i dhënë vazhdueshmëri projektit për transformimin e qytetit.

“Berati pas 21 Qershorit do të jetë një qytet edhe më i madh dhe me më shumë zona rurale e turistike. Qeveria është e projektuar në programin e saj për transformimin e plotë të këtij qyteti, duke përmirësuar në radhë të parë dhe nivelin e jetesës. Në muajt e fundit Berati ka pësuar përmirësime të mëdha në infrastrukturë, duke u përmirësuar nga ana estetike dhe për rrjedhojë duke nxitur dhe përmirësimin ekonomik. Zgjedhjet e 21 Qershorit janë një mundësi e mirë për të vijuar transforimimin e qytetit të Beratit”, shtoi Rama.

Sipas tij, qeveria në bashkinë e re të Beratit do të mbështesë edhe fermerët. “Zgjerimi administrativ i Beratit shton dhe zonat rurale brenda saj. Keni parë me sytë tuaj se në vitet e shkuara individ të ndryshëm, fermerë kanë bashkëpunuar mes tyre pa ndihmën e shtetit për të krijuar të ardhura dhe për të nxitur zhvillimin e zonës së tyre”. Sot, këta fermerë nuk janë më vetëm, garantoi Rama, pasi shteti do t’i mbështesë ata”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button