Politika

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Nishani: Ngjarjet në Kumanovë të mos kthehen në një konflikt ndëretnik

Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) janë mbledhur paraditen e sotme në Tiranë, në një takim të organizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takim që përmbyll dhe Presidencën shqiptare të kësaj organizate.

Në këtë samit vihet re mungesa e presidentit Serb, Tomislav Nikoliç dhe në vend të tij është ambasadori Serb.

Përfaqësimi i shteteve pjesëmarrëse në Samitin e SEECP:

Shqipëri- Bujar Nishani -President
Turqi- Ali Babacan- Zv/ Kryeministri turk
Greqi -Nikolaos Choutis -Zv/ Ministër i Jashtëm
Serbi- Miroljub Zaric ambasadori serb në Tiranë
Rumani- Victor Ponta – Kryeministër
Moldavi – Nikolae Timofti- President
Sllovenia- Bojan Bertoncelj- Ambasadori slloven në Shqipëri
Mali i Zi- Igor Luksic- Zv/ Kryeminister e Ministër i Jashtëm
Kosova- Atifete Jahjaga – Presidente
Bullgari- Rosen Plevneliev – President

Nishani: Zbatim të plotë dhe pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në hapje të Samitit, Presidenti Nishani u ndal dhe tek ngjarjet në Kumanovë, ku bëri thirrje për frenimin e përpjekjeve për ta shndërruar këtë ngjarje të izoluar në një burim konflikti ndëretnik të paqenë, ndërsa u shpreh për zbatimin pa ekuivok të Marrëveshje së Ohrit.IMG_0078(1)

“Ngjarjet e fundit në Kumanovë na dëshmuan edhe njëherë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Me këtë rast duke përcjellë ngushëllimet për humbjet tragjike të jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën, theksoj se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar më tej, pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të shpejtë, të plotë e të besueshëm për këto ngjarje plot hije e paqartësi që ka tronditur jo vetëm Kunmanovën, por dhe rajonin e faktorin ndërkombëtar”, tha Nishani.

Po ashtu, ai bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë ngjarje të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik dhe në vend të saj përqëndrimin e të gjitha energjive në zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve mes palëve, përfshirë këtu dhe zbatimin e plotë dhe pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Kreu i shtetit shqiptar.

jahjaga-okDuke u ndalur tek kryesia njëvjeçare e SEECP-t nga ana e Shqipërisë, Nishani tha se u arrit të përmbushej axhenda e parashikuar dhe avancimi i objektivave parësorë të kësaj organizate për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit.

“Gjatë kryesisë së radhës së Shqipërisë në fokus ka qënë mirëqeverisja, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi infrastrukturor dhe energjitik i rajonit dhe çështje të tjera të lidhura me sigurinë. Shqipëria është e dedikuar dhe beson fort se bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë janë shtyllat që garantojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë, por po ashtu jemi të ndërgjegjshëm se ato janë dhe parakushte për integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE”, u shpreh Presidenti.

Pas përfundimit të tij pritet që të ketë edhe një deklaratë për shtyp. Ndërkohë, ky samit u parapri nga ai i ministrave të jashtëm të vendeve të Europës Juglindore i mbajtur pak ditë më parë në Tiranë dhe ajo që u arrit ishte antarësimi me të drejta të plota e Kosovës.

Presidenti bullgar Plevneliev: Të ruajmë kufijtë në Ballkan dhe të rrisim bashkëpunimin

Punimet e Samitit vijuan me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev, vendi i të cilit do të jetë kryesuesi i radhës së SEECP-së.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë nxitur vëmendjen tonë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit. Po ashtu, Presidenti Plevneliev shprehu angazhimin që kufijtë në Ballkan të mos ndryshojnë dhe të ketë një bashkëpunim më të madh midis të gjitha vendeve për të luftuar terrorizmin.

“Kemi bërë zhvillime domethënëse dhe pozitive këtu në Ballkan në drejtim të bashkëpunimit dhe shtytësi kryesor i kësaj është integrimi europian i rajonit. Ne duhet të ecim përpara dhe të shohim nga e ardhmja. Na duhet të rrisim komunikimin dhe besimin e mirë, sepse kjo na bashkon. Ne duam që kufijtë në Ballkan të mos ndryshojnë e jo të vështirësohen. Ballkani është një pjesë shumë e bukur e Europës dhe ne kemi një potencial shumë të madh, histori dhe vlera të mëdha”, u shpreh Presidenti Plevneliev në fjalën e mbajtur sot në Samit.

Ponta: Të vendosur që të luajmë rol pozitiv dhe të ndihmojmë në zhvillimin e projekteve

Kryeministri rumun Viktor Ponta shprehu në fjalin e tij, angazhimin e plotë të Rumanisë për të çuar më tej platformën për bashkëpunimin rajonal.

“Ne kemi pozicion fatlum nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, i konsiderojmë të gjithë miq të rëndësishëm dhe për këtë arsye Rumania është e angazhuar që të luajë rol konstruktiv. Duam të jemi pjesë e familjes rajonale dhe jemi të vendosur të luajmë rol pozitiv dhe të ndihmojmë në zhvillimin e projekteve”, deklaroi Ponte.

Por, vijoi fjalën ai, paqja dhe dialogu janë absolutitsht shumë të rëndësishme për rajonin, sepse çdo shenjë konfilkti dhe mungese stabiliteti do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë tek ne. Kemi patur destabilitet në kufirin tonë lindor, me Ukrahinën dhe nuk duhet tu prezantojmë partnerëve rajonal dhe ndërkombëtar një rajon i cili nuk është stabël. “Shpresoj që të gjithë ju këtu do të keni të njëjtën ide q[ paqja dhe dialogu janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne vendet e rajonit”, nënvizoi Ponte.

Ai rikonfirmoi anagazhimin e plotë e të pakushtëzuar të Rumanisë për të gjitha shtetet kandidate për tu bërë pjesë në Bashkimin Europian. “BE nuk duhet të mbyllë dyert e të thotë sa e vështirë është që ju të bëheni anëtarë të BE-së. Ne duhet të jemi sa më shpejt anëtarë të BE-së dhe ky proces do të jetë edhe në përfitim të BE-së, jo vetëm të vendeve tuaja, pasi ky proces e bën BE-në më konkuruese, më të aftë të përballet me sfidat në nivel ndërkombëtar”, theksoi ai.

Ponte deklaroi se Rumania mendon se Turqia duhet të jetë pjesë e Europës, duke qënë partner i madh tregtar dhe partner strategjik në Detin e Zi. “Arroganca është instrumenti më i keq kur bëhet dialog mes shtetesh”, deklaroi Ponte.

“Jemi pro kërkesave tuaja, pro përshpejtimit të negociatave dhe anëtarësimit në BE dhe këtë nuk e shohim si nder që BE i bën vendeve tuaja por mendoj se është interesi jonë të jemi në të njëjtin vend ku ndajmë të njëjtat vlera dhe të njëjtat sfida”, vijoi më tej ai. Ponte shprehu të njëjtin qëndrim të Rumanisë edhe sa i përket anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO.

Duke folur për sigurinë, Ponta theksoi se shtetet e rajonit duhet të kenë një strategji të përbashkët për sigurinë. Përsa i përket projekteve ekonomike, Kryeministri rumun tha se duhet të jemi shumë më pragmatik.

Babacan: Ngjarje e Kumanovës na la një shije të hidhur. Maqedonia duhet të shohë dritë në fund të tunelit

Zëvendëkryeministri i Turqisë, Ali Babacan theksoi se “politika e zgjerimit ka qenë edhe themeli i fuqisë së Bashkimit Europian dhe kjo mbetet në zemër të komunitetit . Kemi gjithashtu edhe interesa të përbashkëta nga ata që e filluan BE-në që në fillim. BE nuk do të jetë i plotë nëse nuk do të integrohet edhe Turqia, duke filluar nga rritja ekonomike, kultura, nga ngjarje që zhvillohen, të gjitha këto do të bëjën që Turqia të afrohet me BE. Natyrisht që do të jetë vendimi i politkkanëv të Be që të pajtohen me kët ëvendim herët a vonë. BE duhet të jetë i hapur për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij, politikanët duhet të bëjnë të pamundërën për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e Bashkimit Evropian, duke i tërhequr ato në gjrin e tyre dhe kjo është vetëm edhe për të siguruar paqen në një rajon që dikur ka qenë aq shume i trazuar nga konfliktet.

Duke vlerësuar procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Babacan tha se ky dialog është mahnitës e meriton të lavdërohet sepse ka si qëllim arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në rajon.

“Kemi parë gjithashtu shkembimine vizitave të niveleve të larta mes Tiranës dhe Beogradit . Këto të gjitha janë lehtësuar edhe nga efektet pozitive të procesit të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu edhe politika e dyrve të hapura të NATO-s i shërben këtij qëllimi për paqe afatgjatë”, nënvizoi ai.

Zv/kryeministri turk u shpreh se “dua të tërheq vëmendjen përsa i përket brishtësisë së ngjarjeve të fundit në rajonin tonë siç janë ato në Maqedoni, ngjarje e Kumanovës na la një shije të hidhur. Duhet t’i kalojmë tensionet politike nëpërmjet metodave demokratike dialog, respekt reciprok dhe duke gjetur zgjidhje politike.Dialogu ka vazhduar edhe në Strasburg ka patur edhe një debat të tejzgjatur përsa i përket emrit të Maqedonisë , por kjo nuk duhet të bëhet më pengesë për integrimin e vendit në NATO. Maqedonia duhet të shohë dritë në fund të tunelit përndryshe mund ta humbasë rrugën në errësirë dhe kjo është një mundësi serioze”.

“Duke krijuar një axhendë pozitive për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, natyrisht që do të ndihmonte për të zbutur tensionet në vend”, tha Babacan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button