Ekonomia

Sigurimet 4 mujori: Të ardhurat rriten 17.1%

makinaTë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2015 kapën vlerën mbi 4,104 milionë lekë, ose 17.09% më shumë se në periudhën janar – prill 2014, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë periudhës janar – prill 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310,905 me një rritje prej 10.51% krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.32%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.09% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – prill 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,004 milionë lekë, ose 22.53% më shumë se në periudhën janar – prill 2014.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – prill 2015 arritën mbi 2,384 milionë lekë, ose 31.01% më shumë se në periudhën janar – prill 2014.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – prill 2015, pati një rritje prej 35.45% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 8.62% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar – prill 2015 pati një ulje prej 21.72% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 26.62% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar – prill 2015, pati një rritje me 27.00% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 22.54%.
 
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – prill 2015 arritën mbi 1,720 milionë lekë, ose 3.48% më shumë se në periudhën janar – prill 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 13.14% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – prill 2015, patën rritje me 7.57% kundrejt periudhës janar – prill 2014.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – prill 2015 siguruan mbi 831 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 66.86%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 24.75% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – prill 2015, vihet re një ulje prej 12.65% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.35% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – prill 2015, arritën në rreth 364 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 44.55% në krahasim me periudhën janar – prill 2014.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – prill 2015, arritën mbi 300 milionë lekë, ose 12.25% më pak se në periudhën janar – prill të vitit të kaluar.
 
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – prill 2015 u rritën me 22.53% krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 618 milionë lekë, apo 61.57% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button