Home / Kosova / Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrton raportin 3-mujor mbi zhvillimet në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrton raportin 3-mujor mbi zhvillimet në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Gjithashtu, do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësuesve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare, të cilët do të reflektojnë për raportin si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Një nga vlerësimet që dallohet në raportin më të ri, i cili përfshin periudhën nga 15 janari deri më 15 prill, është “marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri”, e arritur në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën Sekretari i Përgjithshëm e konsideron “të një fryme të bashkëpunimit konstruktiv, ku theksi vihet mbi interesat e përbashkëta”.

Një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës e quan sekretari Ki-Moon themelimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë kuadër ka përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të saj.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: