Keshilla

Gjërat që bëjnë çdo ditë femrat me një lëkurë perfekte

Dëshironi të keni një fytyrë të përsosur? Ja atëherë disa nga gjërat që bëjnë çdo ditë femrat të cilat kanë një lëkurë të bukur apo gati-gati perfekte

Nuk bëhet fjalë për një ekskluzivitet të yjeve të Hollivudit, por për një rezultat të ardhur prej disa zakoneve estetike që lëkurës u duhen bërë çdo ditë. Më poshtë do të njiheni me disa prej tyre të “vjedhura” nga femrat më të bukura të botës.

Masazhojeni lëkurën si Miranda Kerr

Shumë prej nesh përdorin vazhdimisht Clarisonic ose “makina” të tjera për pastrimin e fytyrës, por sa prej nesh e masazhojnë të gjithë trupin rigorozisht kur lëkura është e thatë? Duket se është ky sekreti i bukurisë së lëkurës së shëndoshë dhe të ndritshme i Miranda Kerr: modelja e famshme simulon qarkullimin e gjakut duke përdor një skrab total trupi që e masazhon çdo ditë në lëkurë të thatë me lëvizje rrethore.

Skrab i butë me mjaltë dhe sheqer

Aktorja Zosia Moumet praktikon vazhdimisht një skrab të lehtë dhe të ëmbël në fytyrë, të bërë vetëm prej mjalti dhe prej sheqeri: në këtë mënyrë lëkura opake dhe e zbehtë do të rezultojë më pas më vitale dhe rrezëllitëse.

Hidratim i vazhdueshëm dhe i thellë

Një fazë e rëndësishme dhe e domosdoshme për kujdesin ndaj lëkurës së Kristen Stewart është hidratimi, i thellë dhe i vazhdueshëm. Merrni shembull nga aktorja e Twilight, duke mos e kapërcyer kurrë këtë hap gjatë ditës, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Zgjidhni produktet më të mirat për veten

Nuk është e nevojshme që të bëni “rrëmujë” me produktet për kujdesin e lëkurës: për të pasur një lëkurë perfekte, mjafton që të njiheni me produktet më adapte për llojin e lëkurës suaj. Mjafton t’i gjeni vetëm një herë e më pas nuk do të mund t’i ndaheni më kurrë. Binjaket Olsen, për shembull, përdorin vetëm produktet e një marke të vetme, prej vitesh, dhe rezultatet që kanë marrë kanë qenë shumë të mira.

Kënaquni me recetat funksionale të bëra nga vetë ju

Kush më mirë sesa vetja juaj mund ta dijë vërtet se çfarë ju bën të bukur? Ndaj merrni kënaqësi duke zbuluar dhe duke realizuar receta të bëra në shtëpi, gjithmonë të reja, duke u frymëzuar nga aktorja Lea Michele. Protagonistja e bukur e serisë “Tv Glee” ka thënë se në momentet kur qëndron në shtëpi, e shpik gjithmonë ndonjë lloj maske të mirë për fytyrën. “Unë e ndiej se çfarë dëshiron vërtet lëkura ime dhe sapo unë e ‘ushqej’ atë, ajo bëhet perfekte”, është shprehur Lea Michele. Ndaj me ardhjen e verës provoni dhe ju ndonjë recetë bukurie të vetëkrijuar.

Identifikoni produktin më të bukur të bukurisë suaj

Korrektori është një produkt i pamungueshëm në çantat e shumë grave, sidomos kur poshtë syve u formohen shpesh rrathë të zinj. Vanessa Hudgens për shembull nuk del kurrë nga shtëpia pa një të tillë me vete: “askush nuk është perfekt, në fund të fundit edhe kur një femër mund të ketë një lëkurë shumë të bukur, lodhja dhe stresi mund t’i bëjë asaj ndonjë shaka të hidhur, një puçërr ose një njollë tjetër”.

Mbajtja e një “ilaçi” bukurie në rast emergjence

Kristen Bell udhëton shpesh me avion dhe nuk heq kurrë dorë nga të mbajturit me vete të një shisheje të vogël ku përzien vaj me esencë trëndafilash ose thjesht pak ujë, për ta mbajtur lëkurën të freskët në mënyrë që sapo të ulet, të jetë në formë të shkëlqyer.

Mbrojtja e përhershme e lëkurës nga dielli

Lëkura e aktores Amanda Seyfried është gjithmonë perfekte, sepse ajo nuk harron kurrë që të vendosë në fytyrë krem kundër diellit, duke arritur kështu që të parandalojë plakjen e lëkurës dhe njollat kafe të shëmtuara.

Burimi: Pour Femme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button